NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
1 pako makarona
1 filxhan pesto genovese
1 lgj vaj ulliri
Djathë parmixhano
Përgatitja
Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë sipas minutazhit të shkruar në paketim.
Ndërkohë vendosim në një tigan me vaj ulliri peston të ngrohet. Shtojmë më pas pak nga lëngu i zierjes së makaronave dhe e trazojmë derisa të krijohet një salcë e lidhur. Më pas shtojmë makaronat, i rregullojmë me piper të zi dhe i servirim pudrosur me pak djathë parmixhano.
(da.xha/BalkanWeb)