TIRANE – Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtuesve të automjeve të tregohen të kujdesshëm me limitet e shpejtësisë gjatë qarkullimit.
Pasi kanë kapur një drejtues automjeti me 204 km/orë në autostradën Tiranë-Durrës, policia e përshkruan atë si “papërgjegjshmëri ndaj jetës”.
Postimi i plotë
“Me Policine Rrugore te Tiranes ne rrugen interurbane Tirane-Durres, per parandalimin e aksidenteve rrugore.
Foto qe ska fjale e arsye ta arsyetoje.
Kjo papergjegjshmeri ndaj jetes dhe ndaj perdoruesve te tjere te rruges.
Drejtues mjetesh luksoze qe nuk qarkullojne ne rruge por fluturojne.
Drejtues mjetesh: Duajeni jeten. Mendoni per veten e te tjeret qe qarkullojne ne rruge.
Mendoni per ata qe presin juve te shkoni ne shtepi me patenten e jo patenten pa ju.
Respekto rregullat/udheto i sigurt.
(e.f/BalkanWeb)