BULQIZË-Policia e Dibrës ka dhënë detajet zyrtare nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot në rrugën dytësore Krastë-Bulqizë, ku një mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 4 punonjës të seleksionimit të kromit.

Burime zyrtare thanë se janë dëmtuar shtetasi me inicialet A.S, 45 vjeç, i cili është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës dhe shtetasja me inicialet D.M, 42 vjeçe, është transportuar me ambulancë për Tiranë.

Ndërkohë shtetasja me inicialet Xh.K, 44 vjeçe, dhe V.K, 32 vjeçe, po marrin ndihmë në Spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë pak pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit tip ‘Mercedez Benz’, shtetasi me inicialet Y.H është larguar nga vendi i ngjarjes.

Informacion paraprak
Rreth orës 17.50, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në aksin e rrugës dytësore Krastë-Bulqizë, një automjet ka dalë nga rruga.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se ka dalë rreth 20 metra poshtë rrugës, automjeti tip ‘Mercedez Benz’, me drejtues Y.H, dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët , A.S, 45 vjeç, i cili është transportuar me helikopter drejt Tiranës, D.M, 42 vjeçe, është transportuar me ambulancë drejt Tiranës, Xh.K, 44 vjeçe, dhe V.K, 32 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë në Spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e drejtuesit të automjetit pasi është largur nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb