DURRES– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:30 tek lagjja numër 14, ndërsa viktima është rreth 55 vjeç, por identiteti i tij ende nuk dihet, pasi nuk i janë gjetur dokumente identifikimi. Dyshohet se 55-vjecari po kalonte rrugën kur është përplasur për vdekje nga një mjet që ka ikur me shpejtësi nga vendngjarja. Trupi është dërguar në morgun e spitalit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.01.2018, rreth orës 23:30, në segmentin rrugor Shkozet- Plepa, në Mbikalimin e Shkozetit një automjet ka aksidentuar një shtetas këmbësor, i cili ka ndërruar jetë, I paidentifikuar. Shtetasi I aksidentuar është I seksit mashkull, rreth 55 vjeç dhe rreth 1.70 cm I gjatë. Flokët I ka të prera shkurt dhe të thinjura. Ka të veshur një xhup ngjyrë të zezë, poshtë xhupit një pulovër ngjyrë blu dhe një këmishë ngjyrë blu me vija të zeza, pantallona ngjyrë të zezë dhe një palë atlete ngjyrë të zezë me taban ngjyrë të bardhë. Mjeti është larguar nga vendi i aksidentit. Po punohet për identifikimin e viktimës, gjetjen e mjetit dhe identifikimin e autorit të ngjarjes së mësipërme. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe” Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar në nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb