FIER- Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Tepelene-Fier pranë vendit të quajtur Qesarat.
Një makinë me targa italiane me drejtues shtetasin me iniciale R.K. është përplasur me një motor, ndërsa drejtuesi i këtij të fundit 33-vjeçari me inicialet E.T. është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës por nuk ka mundur të mbijetojë.
33-vjeçari do të transportohej me helikopter drejt Tiranës por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)