NGA:XHENSILA KODRA*
Arben Joco, Shef i Sek torit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, tregon për “Gazeta Shqiptare” lidhur me aksionin për bllokimin e makinave luksoze, të cilat rezultonin të vjedhura në vende të ndryshme të Europës dhe të trafikuara në vendin tonë. Bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative nga strukturat policore, rezultonte se në territorin e vendit tonë ka pasur në qarkullim automjete si “Range Rover”, “BMW X5”, “BMW X6”, “AUDI A6”, modele prodhimi të viteve të fundit, të cilat dyshohej se ishin me probleme në dokumentacion. Mësohet se pas një analize të hollësishme me drejtuesit e policisë, u përcaktuan masat konkrete për verifikimin, zbulimin e autorëve, dokumentimin ligjor dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Kështu, në kuadër të operacionit të koduar “LUKS”, prokurori i çështjes nxori urdhrin për sekuestrimin e 23 mjeteve të modeleve të ndryshme, si dhe arrestimin e 19 personave. Sipas Arben Jocos, janë sekuestruar 20 mjete të modeleve të ndryshme dhe janë arrestuar 11 persona. Ndërsa personat e tjerë janë shpallur në kërkim. “Nga hetimi me partnerët ndërkombëtarë, rezultoi se pothuajse të gjitha dokumentet e përdorura për hyrjen e mjeteve në territorin tonë ishin të falsifikuara”, tha Joco.

Zoti Arben, si nisi aksioni për bllokimin e makinave luksoze dhe kush ishte rasti që dha indicien kryesore?
Një ndër tendencat kryesore që sektori ynë ndjek është dhe ajo e “Trafikimit të mjeteve motorike”, vepër e parashikuar nga Neni 141/ a i Kodit Penal. Si rezultat i masave të marra nga policia për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor si dhe nga Doganat, evidentohet një rënie e ndjeshme e numrit të veprave penale me këtë tendencë. Gjatë hetimeve kemi bashkëpunuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, kryesisht me “SELEC” në Bukuresht, Rumani, që është qendra e bashkëpunimit policor për vendet e Europës Juglindore, me policinë e Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, si dhe me INTERFORCEN italiane. Rasti që dha indicien kryesore është rasti i Lezhës, ku në afërsi të këtij qyteti është ndaluar automjeti tip karroatrec me targa të Malit të Zi, i cili po transportonte një automjet tip “Range Rover”. Nga ekzaminimi dhe ekspertimi rezultoi se ky automjet kishte ndërhyrje në numrin e shasisë dhe dyshohet se ishte i vjedhur jashtë territorit të vendit tonë. Nga verifikimet e bëra rezultoi se me të njëjtin karroatrec, në territorin e vendit tonë gjatë vitit 2015, kishin hyrë rreth 28 automjete. Këtu filluan dhe dyshimet e para mbi ekzistencën e një grupi të mirorganizuar kriminal që merrej me trafikimin e mjeteve motorike.

Nga vinin këto makina?
Këto automjete kanë hyrë të gjitha nga Pika e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”. Duke parë itinerarin e lëvizjes nëpërmjet kësaj pike kalimi, ky procedim u regjistrua dhe filloi të ndiqej nga Prokuroria e Rrethit Shkodër, nga ana e së cilës u tregua një bashkëpunim serioz dhe korrekt. Nga hetimi me profesionalizëm e kompetencë si dhe një bashkëpunim efektiv me partnerët ndërkombëtarë, rezultoi se pothuajse të gjitha dokumentet e përdorura për hyrjen e mjeteve në territorin e vendit tonë ishin të falsifikuara. Për këtë arsye u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “LUKSI”, në të cilin u përfshinë dhe Drejtoritë Vendore të Policisë, në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Vlorë etj., ku u sekuestruan 20 mjete të modeleve të ndryshme dhe u arrestuan 11 persona, ndër të cilët edhe shtetasi malazez Nebojsha Djukaviq, i cili realizonte hyrjen e mjeteve në territorin shqiptar nëpërmjet përdorimit të karroatrecit. Deri tani nga kontrolli që kemi bërë për numrat e shasive të këtyre mjeteve, me aparatin dixhital, kanë rezultuar 7 mjete të vjedhura dhe presim të bëjmë analizën e mëtejshme të tyre, duke përdorur metodën me elektrolizë, për verifikimin e numrit real të tyre.

Mendoni se është faji i doganave për lejimin e hyrjes në vend të këtyre makinave?
Këtë gjë do ta vendosë hetimi. Ne jemi ende në proces hetimi. Prokurori i çështjes nxori urdhrin për sekuestrimin e mjeteve të identifikuara gjatë kësaj periudhe dhe të dokumentacionit shoqërues të tyre. Aktualisht, siç e kam përmendur edhe më sipër, për hetimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme po bashkëpunohet me Prokurorinë e Shkodrës dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Cilat janë vendet në të cilat janë vjedhur makinat? Vendet ku janë vjedhur makinat janë kryesisht, Itali, Gjermani, Francë, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Zvicër dhe Austri. Në këtë hetim i kemi propozuar prokurorit që të përfshihet periudha 2014-2016 dhe duke parë e analizuar provat e grumbulluara, themi se jemi në rrugë të mbarë. Nga makinat e vjedhura, sa ka rezultuar se janë bllokuar vetëm në Tiranë? Për këtë vit nuk mund të jap një shifër reale, por në vitin 2015, nga totali i mjeteve të sekuestruara, 6 kanë qenë vetëm në Tiranë. Makinat e tjera të bllokuara kanë qenë kryesisht në Sarandë, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë.

Si do të veprohet më tej me automjetet e bllokuara?
Makinat e bllokuara janë vendosur në sekuestro me urdhër të prokurorit të çështjes, deri në përfundim të hetimeve. Në fund do të jetë gjykata ajo që do të vendosë konfiskimin e mjetit apo kthimin te pronari i vërtetë. Ne kemi njoftuar edhe homologët tanë në shtetet ku janë vjedhur makinat dhe disa prej tyre kanë filluar të kërkojnë informacion mbi procedurat e rikthimit të këtyre mjeteve te pronarët.

Deri kur do të vijojë ky aksion?
Aksioni do të vijojë deri në përfundimin e hetimeve. Jo çdo mjet luksoz që është në përdorim nga një shtetas shqiptar mund të jetë me probleme. Ka shumë nga ata persona që kanë blerë një makinë luksoze konform të gjitha rregullave, qoftë të re apo edhe të përdorur. Por këtu dua të theksoj, që kohët e fundit ka shumë qytetarë të cilët në momentin që duan të blejnë një makinë, kërkojnë ndihmën e policisë për verifikimin e saj, pasi nuk duan që më pas të kenë probleme me ligjin.

Kush janë qytetet me numrin më të lartë të makinave të bllokuara deri më tani?
Kryesisht fillojnë nga Lezha, Shkodra dhe Laçi.

Po modelet e makinave të bllokuara?
Kryesisht janë modelet e makinave prodhim i viteve të fundit, si “Range Rover, “Mercedes- Benz”, “Audi Q-7”, “BMW X5” e “BMW X6” etj.
(ed.me/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: