TIRANE- Arkitekti dhe shkrimtari Maks Velo i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që të heqin dorë nga prishja e Teatrit Kombëtar. Nga “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, i është drejtuar kreut të Qeverisë dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, duke u shprehur se “të gjithë bëjmë gabime.

Vasili: Artistët kërkojnë tërheqjen e qeverisë nga projketiligji dhe pastaj rinegocimin e grupeve të interest me artistët, qytetarët, arkitektët etj. Ju mendoni që mund të ketë realisht tërheqje nga qeveria apo është një çështje e mbyllur ky projekt.
Velo: Unë do të dëshiroja të kishte një tërheqje. Nëse do kishte një tërheqje, do ta rriste emrin e Ramës dhe Veliajt. Nëse jo do dëmtoheshin. Të gjithë kemi momente debolese, njerëzit do e vlerësonin. Dmth të gjithë bëjmë gabime. Unë do dëshiroja të ishte ashtu, që ai të tërhiqej. Një nga gabimet që tha kryebashkiaku ishte kjo; ‘A mundet që një kryeqytet të lejojë që të shkojë dëm ky aset?’ Unë do i thoja Erionit që; ‘Ti nuk je kryebashkiaku i fundit. Do duhet të lejosh që të kenë dhe ata të tjerët asete. Po ata ku do venë, në Vorë?’. Kjo është e keqja. Të gjithë shtetet e zhvilluara nuk bëjnë këtë politikë. Lihet në anën e profesionistëve jo tek politika. Këtu e vendos politika. Këtu është gabimi. Tirana e 20 viteve më pas mos kujto Eni se janë të lehta ndryshimet e kombeve, janë të gjata. Lindja e Mesme nuk bëhet dot. Është shumë e vështirë që të bësh popuj. Tirana nuk është godina, por janë njerëzit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb