Ditën e sotme Juventus ka lajmëruar se ka ndërprerë kontratën me mesfushorin Claudio Marchisio, numrin 8 i cili ka qenë pjesë e ‘zonjës së vjetër’ për 25 vite, 11 në ekipin e parë.

Claudio Marchisio i tentuar nga oferta joshëse e Montreal Impakt, dhe i ndikuar nga minuta e pakta që i ka rezervuar në muajt e fundit trajneri Alegri, shkëputi akordin me torinezët pas 294 ndeshjeve dhe 33 golave, periudhë në të cilën koleksionoi 7 tituj kampion radhazi, 3 superkupa të Italisë dhe 4 Kupa Italie radhazi.

Ndërkohë raportohet se Miralem Pjanic është bindur për të firmosur kontratën e re me ‘zonjën e vjetër’. Për boshnjakun ka patur interesime të shumta nga klube të “Premier League”, por jo vetëm.

Ai do të bëhet një nga 3 lojtarët më të paguar të klubit. Mesfushori nga 4.5 mln euro në sezon do të kalojë në 7 mln euro në sezon, deri në vitin 2022.

Në këtë mënyrë ai ngjitet në hierarki duke arritur Paolo Dybala-n, numrin 10 të ekipit. Kuptohet që para tyre është vetëm Cristiano Ronaldo, futbollist i cili siç dihet tashmë përfiton 30 mln euro në sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb