SPANJE-Marián Ávila është 20 vjeç dhe është modele në Spanjë.

Mbas disa javësh ajo do të realizojë ëndrrën e saj të madhe, do të sfilojë në New York për javën e modës.

Një mundësi e jashtëzakonshme për këdo që punon në këtë sektor, por për Marian akoma më shumë, duke pasur parasysh që ajo vuan nga sindromi Down.

Pavarësisht kushteve të saj ajo nuk ka ndalur së ndjekuri pasionin e saj të madh.

’Endrrat janë bërë realitet’, ka shkruar ajo në blogun e saj, për t’i treguar fansave që ajo do të jetë modelja e parë me sindromin Down, që do të sfilojë në New York fashion Week.

Ajo që ka zgjedhur Marian si modele është stilistja Talisha White.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb