TIRANE– Gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarović, presidenti i Republikës, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët edhe për marrëveshjen detare me Greqinë.

Meta tha se do të përmbushë detyrimet e tij duke zbatuar Kushtetutën dhe se procesi duhet të bazohet në barazinë e palëve në raport me të drejtën ndërkombëtare.

“Ky është një proces i cili duhet të bazohet në barazinë e palëve në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe së dyti, edhe në respekt të Kushtetutës dhe legjislacionin përkatës. Nga ana ime si president, dua t’ju siguroj se do të bëj gjithçka për të përmbushur detyrimet e mia në mënyrën më konstruktive, por gjithmonë në respekt të Kushtetutës së vendit dhe të transparencës dhe bashkëpunimit si me qeverinë, ashtu edhe me Kuvendin e Shqipërisë, që kanë përgjegjësitë e tyre për këtë proces”, tha kreu i shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: