TIRANE- Ikona e skenës teatrore dhe kinematografike shqiptare, Robert Ndrenika ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në negociatat mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe përfaqësisë së komunitetit të artistëve për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, aktori i njohur shpreh falenderime për aktorët që morë pjesë në këtë proces, ndërsa shton se kjo frymë duhet të ndjekë edhe më tej diksutimin për ndërtimin e një teatri të ri bashkëkohor.

dfds
POSTIMI I PLOTE I AKTORIT ROBERT NDRENIKA
“Të nderuar zotërinj Arben Derhemi, Altin Basha dhe Alfred Trebicka.
I nderuar Kryetar i Bashkisë zoti Erion Veliaj!
Personalisht ju falënderoj për rezultatin e arritur! Ju sot shënuat fillimin e një marathone që le të shpresojmë do të përfundojë me ndërtimin e një Teatri Kombëtar bashkëkohor. Uroj që fryma e sinqeritetit, transparencës dhe mirëkuptimit midis jush, si përfaqësues të komunitet teatror dhe Bashkisë, të jetë deri në ditën e përurimit e më tej.
Përqafime!”.

Kujtojme se një ditë më parë, u arrit një marrëveshje për ndërtimin e godinës së re të Teatrit të ri Kombëtar, mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe një përfaqësie të artistëve.

Marrëveshja garanton ndërtimin e një teatri të ri në pronën e Teatrit Kombëtar, pa kulla sipër, mos tjetërsim të pronës së tij dhe përfshirjen e dy përfaqësuesve të artistëve në grupin që do negociojë zhvillimin e projektit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb