ITALI – Wojciech Szczesny ka nisur pushimet, duke u kurorëzuar me bukuroshen, Marina Luczenko. Portieri polak i Romës ka publikuar disa foto të dasmës në llogarinë personale në Instagram.

“Dita më e bukur e jetës sime. Dita më e rëndësishme në jetën tonë. Unë jam njeriu më i lumtur në botë që kur kam njohur bashkëshorten!”, ka shkruar në Instagram.

Kujtojmë se Szczesny është lënë jashtë skuadrës së Polonisë për Euro 2016, ndërsa nuk dihet ku do të vazhdojë karrierën pasi është i huazuar te Roma nga skuadra e Arsenalit.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb