NEW YORK– Një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë të plagosur gjatë të shtënave në një koncert në Neë York-ut. Mbrëmjen e 25 majit rreth orës 22:00 sipas orës lokale, në “Union Square” janë dëgjuar të shtëna në koncertin e reperit amerikan T.I.

“Një 36-vjeçar, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur u vra gjatë sulmit, ndërsa një 34-vjeçar është në gjendje kritike. Ndërsa nje 33-vjecar u plagos në stomak dhe një grua 26 vjece u qëllua në këmbë”, ka njoftuar policia New York- ut. Mediat amerikane raopoirtuan se të shtënat kanë ndodhur pas një grindjeje në fund të koncertit.
Ende nuk ka të arrestuar për këtë rast, raporton AFP. Po ashtu, nuk dihet as motivi i të shtënave.

T. I., reperi nga Atlanta njihet per historite e tij të problemeve me ligjin. Ai do te kendonte mbreme në skenë në Irving Plaza.
Reperi T. I., emri i vërtetë i të cilit është Clifford Harris, i ka vuajtur 7 muaj burg në vitin 2009 për përpjekje për blerjen e pushkëve automatike të paregjstruara nga shitësit që dolën se ishin agjentë të fshehtë.
Ai i kaloi edhe 10 muaj të tjerë në burg në vitin 2011, për shkelje të kushteve të lirimit me kusht lidhur me akuza për drogë.
Tre albumet e këngëtarit T. I. në periudhën 2006 – 2008 kanë pasur sukses në toplistat muzikore në Shtetet e Bashkuara.
Ai i ka fituar tri çmime Grammy, edhe për këngën “My Love” në bashkëpunim me yllin muzikor, Justin Timberlake.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb