Mjeku i fshatit Blacë të Pogradecit, Festim Oshafi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë ku Bashkim Mekolli masakroi gruan e tij, 49-vjeçaren, Demirkë Mekolli.

Ndryshe nga babai i vrasësit, Nexhdet Mekolli, i cili deklaroi se ngjarja e rëndë mori shkas nga gjendja e rënduar mendore (depresioni) e të birit, Oshafi bëri me dije për “Gazeta Shqiptare” se autori i krimit rezulton të jetë i shëndetshëm.

Në bazë të kartelës mjekësore, 49-vjeçari Bashkim Mekolli nuk ka pasur probleme psikike, por vetëm shqetësime që vinin nga konsumi i lartë i alkoolit. “Personi në fjalë nuk ka pasur çrregullime të shëndetit mendor, por probleme të alkoolizimit.

Bashkimi dhe familjarët e tij shpesh kanë kërkuar këshillimin tim profesional, dhe së fundi kanë kërkuar një rekomandim për t’iu drejtuar mjekut specialist, pasi ai konsumonte alkool së tepërmi dhe kishte kohë që kishte krijuar varësi”, – u shpreh mjeku Festim Oshafi. Nga ana tjetër, edhe familjarët e vrasësit e pranojnë se e kanë kërkuar këtë rekomandim.

DAJA I AUTORIT TË KRIMIT
Pas vrasjes së 49-vjeçares dy ditë më parë nga bashkëshorti i saj, ka reaguar dhe daja i autorit të krimit makabër. Zija Jesku, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” pohoi se Demirkë Mekolli ishte grua shumë e mirë, e urtë, punëtore dhe që mbante familjen me të ardhurat që siguronte nga mbledhja e bimëve medicinale. Gjithashtu, Jesku u shpreh se nipi i tij nuk punonte, pinte alkool dhe ishte shumë xheloz e agresiv.

Zoti Zija, si e njihnit Demirkën, si sillej ajo me nipin tuaj?
Ishte një zonjë grua dhe nënë shumë e mirë. Ishte grua që, përveç problemeve me burrin, duhej të mbante mbi supe edhe barrën e gjithë familjes dhe ekonominë. Demirka siguronte pak të ardhura nga mbledhja e bimëve medicinale dhe me to përpiqej të përballonte jetesën. Ajo disa herë ishte përpjekur që ta bindte edhe të shoqin të bënte të njëjtën punë, pasi kjo do u siguronte të ardhura, por ai kishte shkuar vetëm disa herë dhe pjesën tjetër të kohës ajo ngjitej në mal e vetme.

Intervistën e plotë e gjeni sot në Gsh.al duke klikuar në linkun http://www.gsh.al/2017/09/26/vrau-gruan-reagon-mjeku-i-fshatit-bashkimi-ska-probleme-psikike-daja-i-autorit-nipi-im-kercenoi-me-jete-dhe-babain-e-tij/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb