TIRANE – Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, ka kritikuar bojkotin e mazhorancës gjatë mbledhjes së komisionit ku diskutohej mbi shembjen e Teatrit Kombëtar.
Në një status në Facebook, Mehmetaj shkruan se kjo është padyshim vula e turpit të kësaj qeverie.
“Me sa duket Kryeministri e ka ndarë mendjen që historia të mos e mbaj mend vetëm për kriminalitetin dhe lëndët narkotike, por edhe për shkatërrimin e Identitetit tonë Kombëtar,” shkruan ajo.
Statusi i plotë
E pa parë dhe e pa dëgjuar
Mazhoranca bojkoton mbledhjen e Komisionit ku po diskutohet mbi shembjen e Teatrit Kombëtar.
Ligji anti Kushtetues dhe korruptiv që qeveria ka përgatitur për të shembur Teatrin e ngritur kulla në vend të tij, është padyshim vula e turpit e kësaj qeverie.
A e kupton kjo qeveri që trualli rreth Teatrit Kombëtar është pronë e shqiptarëve dhe jo trashëgimi e familjes së Kryeministrit?
Me sa duket Kryeministri e ka ndarë mendjen që historia të mos e mbaj mend vetëm për kriminalitetin dhe lëndët narkotike, por edhe për shkatërrimin e Identitetit tonë Kombëtar.
BalkanWeb