Më shumë se 41.000 fëmijë dhe të rritur janë infektuar me fruth në gjashtë muajt e parë të 2018, duke çuar në 37 vdekje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rastet e fruthit kanë shënuar një rekord në Evropë.
Në Francë, Gjeorgji, Itali, Rusi, Serbi dhe Ukrainë, janë shënuar mbi 1000 infeksione të fëmijëve dhe të rriturve këtë vit. Derisa Ukraina ka shkallën më të lartë të fruthit në Evropë, me më shumë se 23,000 njerëz të prekur.

Vdekjet që vijnë nga ky infeksion janë raportuar nga të gjitha vendet e lartcekura, derisa në Serbi raportohet se numri i të vdekurve është 14. Krahasuar me vitet paraprake, këtë vit numri i të infektuarve është rritur shumë. Në 2017 kishte 23.927 raste të infektimit, ndërsa në vitin 2016 u regjistruan 5.273, shkruan rel.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bënë thirrje vendeve evropiane që të ndërmarrin masa, pasi ekspertët thonë se rritja e infeksioneve lidhet me rënien e numrit të njerëzve që vaksinohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: