Mijëra rumunë kanë marrë pjesë sërish në protesta kundër qeverisë në kryeqytetin rumun, Bukuresht, një ditë pas përplasjeve që shkaktuan më shumë se 450 persona të plagosur.

Protesta pranë zyrave të qeverisë ka qenë e zhurmshme por e paqtë.  Protesta të ngjashme janë shënuar dhe në qytete si Cluj, Sibiu, Timisoara dhe Iasi.

Më shumë se 50  mijë persona dolën në rrugë kundër asaj që ata e përshkruajnë si korrupsion masiv, pagave të ulëta dhe kundër përpjekjeve të partisë në pushtet për të dobësuar sistemin gjyqësor.

Shumë prej demonstruesve janë emigrantë rumunë që janë kthyer nga e gjithë Evropa për të shprehur zemërimin e tyre në qeveri. Ata udhëheqin tubimet pasi thonë se u detyruan të largohen nga vendi për shkak të korrupsionit

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: