Blerja më e re e Barcelonës, mbrojtësi francez Clement Lenglet, e ka pranuar se është i lumtur që më nuk do t’i duhet të luajë kundër Lionel Messit dhe gjigantit spanjoll.

23-vjeçari e kompletoi transferimin në Barcelonë për 36 milionë euro në fillim të këtij muaji dhe tani do të jetë një opsion më shumë në qendër të mbrojtjes te klubi katalonas.

Lenglet është i kënaqur që tani do të luajë në të njëjtin ekip me pesë herë fituesin e Topitë të Artë, argjentinasin Messi.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, sepse nuk do të luaj më kundër tyre”, tha ai për Barça TV.

“Messi është më i miri në botë. Ai i dominon ndeshjet me lehtësi dhe mund të shënojë në çdo moment nga cila pozitë që dëshiron”, shtoi ai

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb