Në një rrëfim për një televizion në Argjentinë, Nicolas Burdisso, ka zbuluar një incident të ndodhur me Messi-n në kohën kur luante te kombëtarja ‘albiceleste’.

37-vjeçari i cili ka luajtur për disa skuadra në “Seria A” si Inter, Roma, Genoa dhe Torino, shprehet se debati me ‘pleshtin’ ka degjeneruar në konfrontim fizik.

“Patëm një konfrontim fizik në dhomën e zhveshjes,” shprehet Burdisso për Telefe në Argjentinë.

“Nuk besoj se kam qenë i vetmi që i kam bërtitur, por këto gjëra ndodhin në dhomën e zhveshjes. Por pe pranoj se atë moment e kemi tepruar.

Kishim filluar debatin që në fushë, teksa ai donte topin dhe unë nuk arrita t’ia jap. Ai u acarua, po ashtu edhe unë. U futëm në dhomën e zhveshjes kur e pashë se po afrohej, unë e prita. Ata duhet të na ndanin. Janë gjëra që ndodhin, të dy kemi personalitet të fortë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb