ZVICER- Një turiste shqiptare ka humbur jetën në kamionin e Ticinos në Zvicër, pasi e ka marrë rrjedha e lumit. Mësohet se viktima është Elvis F., 43 vjeçe, e cila jetonte në komunën italiane Cadorago në Como, që prej 15 vitesh.

Gruaja kishte shkuar me pushime në Zvicër, por e ka marrë rrjedha e lumit Verzasca. Shqiptarja është njerrë nga uji nga disa persona që ndodheshin jo larg vendngjarjes dhe është transportuar në spital me helikopter, por nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Dyshohet se shqiptarja goditi kokën në shkëmb, ç’ka mund t’i ketë shkaktuar vdekjen. Raportohet se që nga viti 1975, në atë zonë ku rrjedha e lumit është shumë e fortë, kanë humbur jetën rreth 30 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: