Atalanta ka luajtur sot në “Mapei Stadium” të Reggio Emilia-s ndeshjen e kthimit të turit të tretë të “Europa League” kundër Hapoel Haifa.

Çuditërisht, kur të gjithë flisnin se mund të transferohej në “Seria B”, Gjimishti, mbrojtësi që luan edhe në kombëtaren shqiptare, ka qenë titullar sot për bergameskët. Shtatlarti, në takimin që përfundoi 2-0 në favor të italianëve, luajti për 90-t minuta, ndërsa portieri Berisha për të dytin takim radhazi ka qëndruar në stol.

Kujtojmë që ndeshja e parë e kësaj përballje ishte mbyllur me shifrat 1-4 për italianët dhe në këtë mënyrë ata kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën ‘play-off’ të këtij kompeticioni.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb