Të shtunën Cristiano Ronaldo mori fitoren e parë me bluzën e Juventusit në “Seria A”, në ndeshjen e parë të sezonit kundër Cheivo-s. 2-3.

Portugezi menjëherë ka dashur ta festojë këtë 3 pikësh dhe është nisur me helikopter personal drejt liqenit të Komos, raporton revista italiane “Chi”. Së bashku me të fejuarën Georgina dhe djalin Ronaldo Junior futbollisti ka shijuar disa momente relaksimi.

Po i njëjti burim shkruan se qëndrimi i tij në liqenin e Komos është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb