Me pajton nga Prizreni në Kukës për të marrë nusen.Kështu ka zgjedhur një i ri kosovar të marrë nusen e tij në qytetin e Kukësi.Dhëndri së bashku me miq e të afërm kanë udhëtuar me pajton e kuaj dhe me flamurin Kombëtar deri në sheshin qendror të qytetit për të nisur më pas vallet e Kukësit e të Prizrenit.
Karvanin e prinin dy kuaj mbi të cilët kalëronin një djalë dhe një vajzë.
Kuajt ndiqeshin nga një pajton dhe pas tij limuzina e ndjekur dhe nga makinat e tjera të krushqve. Miqtë nga Prizreni festonin ne shesh me lodra e valle tradicionale nga Kukësi dhe Prizreni.
(e.f/BalkanWeb)