DURRES-Është zbuluar fotoja e avokatit të njohur, Ilia Ilia që u dhunua me sende të forta gjatë ditës së sotme në afërsi të Prokurorisë së Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanWeb” fotot në spital të avokatit me hundë të nxirë dhe të fashuar si pasojë e dhunës nga dy persona ende të paidentifikuar. Avokati ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ilia Ilia është dhunuar sapo kishte përfunduar një seancë gjyqësore. Ai ka thënë se ishin dy persona që e dhunuan, të cilët sipas tij janë udhëzuar nga prokurori Arjan Ndoj.

“Prokurori Arjan Ndoji ka futur njerëz për të më dhunuar. Njerëzit e prokurorit Arjan Ndoji me sulmuan”- ka thënë Ilia Ilia.

Dyshohet se avokati  është dhunuar për shkak të detyrës, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 19.07.2018, rreth orës 10:45, në afërsi të Prokurorisë është goditur me sende të forta nga dy persona shtetasi I.I. me profesion avokat, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: