GREQI – Një operacion i madh policor është zhvilluar dje në disa zona të Atikës në Greqi, kryesisht në lagjet e banuara nga ciganë si dhe në Patra.

Nga ky aksion janë arrestuar 24 persona të moshave nga 20 në 71  vjeç, për trafikim lëndësh narkotike. Policia ka shpartalluar dy banda, nje nën drejtimin e ciganëve dhe një tjetër drejtuar nga një shqiptar, i arrestuar bashkë me bashkëpunëtorët.

Nga kontrolli në disa banesa në zona të ndryshme të Atikës ku operonin dy grupet kriminale u sekuestruan 847.2 gr heroine, 486,2 gr kokainë, 10.762 gr canabis i papërpunuar, 93.270 eueo, 4 pistoleta, 2  bomba, 3 pushkë, 124 fisheke, 18 peshore dhe 1.114 pilula droge

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: