Doria Ragland, nëna e Meghan Markle është gati për të ndryshuar jetën e saj për të qëndruar pranë vajzës.
Duket në fakt që ajo po përgatitet për t’u transferuar në Londër, ku do të festojë edhe ditëlindjen e saj të 62-të në muajin që vjen.

Një vendim që nuk kalon pa rënë në sy dhe që të bën të mendosh për një shtatzëni të mundshme të dukeshës së Sussex.

Doria Ragland ka qenë e vetmja pjesëtare e familjes së Meghan Markle, që ka marrë pjesë në dasmën mbretërore dhe me elegancën dhe thjeshtësinë e saj ka bërë për vete Royal Family, edhe vetë mbretëreshën Elisabetta. Kështu që asgjë nuk mund të pengojë transferimin e saj të menjëhershëm në Mbretërinë e Bashkuar, për ti qëndruar pranë dukeshës së Sussex. Doria dhe Meghan kanë qenë gjithmonë të pandashme nga njëra-tjetra.

Doria duket se është shumë e emocionuar për idenë e transferimit në Londër’, thotë për Daily Express një burim pranë gruas duke thënë që prej majit Doria ka lënë edhe punën e saj si asistence sociale në klinikën e shëndetit mendor të Didi Hirsch në Culver City.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: