Melanie Griffith, ka ndarë me fansat në Instagram një selfi pa make-up duke komentuar: ’Ja këtu pa filtra.

Jam 58 vjeç dhe tani do të luajë tek Haëai Five O rolin e nënës së Scott Caan, hajde vazhdoni të me ofendoni Gëzuar Krishtlindjet’.

Para disa ditësh ajo publikon një foto për fansat ku tregonte këmbët dhe ndjekësit e saj kishin filluar të thonin se efekti i moshës reflektohej edhe këtu. Tani ish bashkëshortja e Antonio Banderas tregon këtë foto pa truk.

Artistja ka dashur ti përgjigjej kështu disa komenteve aspak të hijshme, për një foto të saj në profilin Twitter.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: