Garreth Bale, futbollisti i Real Madrid, menjëherë pas fitimit të “Champions League” ku ai ishte protagonisti absolut deklaroi se do të shikonte pozicionin e tij në klub pasi futbolliti e ka humbur vendin e titullarit.

Pak ditë ma për nga “galaktikët” u largua trajneri Zidan dhe ndoshta u krijuan mundësitë që Bale të vijonte karrierën të madrilenët. Gjithsesi me lëvizjet e fundit uellsiani mund ta ketë akoma edhe më të vështirë.

Kjo sepse Lopetegui, trajneri i ardhshëm i Real Madrid që sot u shkarkuar nga Spanja 1 ditë para Botërorit, nuk ka një mendim të mirë për të, pavarësisht se fjalët e thënë më poshtë janë të 3 viteve më parë.

Në 2015 Julien Lopetegui për paraqitjet e Bale me Real Madrid deklaroi: “Një lojtar te Reali duhet të japë 100% gjatë gjithë kohës. Nëqoftëse nuk e bën këtë më mirë të largohet. La Liga është totalisht ndryshe nga Premier League. Një lojtar si ai nuk do të bënte pjesë në ekipin tim.”


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb