TETOVE- Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në tubimin e mbajtur mbrëmjen e djeshme në shkollë “Migjeni” në Tetovë, ka deklaruar se ai është kryeplaku i vërtetë i shqiptarëve të Maqedonisë.

Thaçi para të pranishmëve tha se edhe anëtarët dhe militantët e BDI-së këtë radhë do ta votojnë kandidatin e PDSH-së për kryetar të Tetovës, Bardhyl Dautin.

“Unë jam realisht kryeplaku i politikës shqiptare të Maqedonisë, të tjerët janë të rrejshëm, ato lëre që janë të rrejshëm por janë edhe të përkulshëm, lëre që janë të përkulshëm por janë edhe shumë të dobët. Ne duhet të jemi shumë të kujdeshshëm të nderuar bashkëqytetar të mi më besoni se po ua flas të vërtetën, ju të jeni të sigurt, absolutisht se anëtarët e BDI-së dhe militantët e tyre, këtë herë më shumë se gjysma kanë garantuar se do ta votojnë Bardhyl Dautin”, ka deklaruar mes tjerash Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: