Në Itali jo vetëm klubet e futbollit po zhvillojnë një merkato të ‘nxehtë’ vere, por edhe kanalet televizive, të cilat po mundohet të përforcojnë studiot sportive.

Nëse Mauro Icardi zgjodhi të mos hynte në merkato, të kundërtën ka bërë bashkëshortja e tij, Wanda Nara, e cila ka arritur të nënshkruajë kontratë me “Mediaset”. Modelja argjentinase do të jetë opinioniste emisionit të njohur sportiv që ky televizion bën për Serinë A, “Tiki Taka”.

“Kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për ne. Wanda është një njeri i gjallë, nuk ka probleme me gjuhën dhe thotë gjithmonë atë që mendon. Për më tepër, kupton nga futbolli, pasi jeton çdo ditë me këtë sport”, tha drejtori i Mediaset.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb