Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se klauzola e NATO-s për mbrojtjen kolektive vlen për të gjitha vendet anëtare, e jo vetëm për të mëdhatë, dhe shtoi se është e lumtur që Mali i Zi bën pjesë në NATO.

Këtë javë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se malazezët janë “agresivë” dhe se prania e tyre në NATO mund të nisë Luftën e Tretë Botërore, për shkak të klauzolës së aleancës për mbrojtje kolektivee.

Merkel, në një konferencë për gazetarë, tha se Neni 5 i NATO-s për mbrojtjen e përbashkët “është një element qendror i aleancës” dhe se ai vlen për të gjitha vendet anëtare, shkruan rel.

“Mali i Zi ka bërë përpjekje të mëdha për t’u bërë anëtar dhe unë jam e lumtur që ai është bërë”, tha Merkel.

Mali i Zi është anëtarësuar në NATO në qershor të vitit 2017, duke shënuar një kthesë historike gjeopolitike drejt aleancës transatlantike, me gjithë kundërshtimet e fuqishme të Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: