BEOGRAD– Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha sonte në Beograd se Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë në radhët e tij, vendet, të cilat nuk kanë zgjidhur kontestet territoriale.

Siç raporton “Fonet”, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sonte se gjetja e një marrëveshjeje të drejtë me Prishtinën është pengesa më serioze në rrugën e Serbisë për anëtarësimin në BE.

“Serbia ka kaluar një pjesë të mirë të rrugës për në BE, por duhet të zgjidh problemet në sundimin e ligjit dhe drejtësisë dhe të arrijë një marrëveshje ligjërisht detyruese me Kosovën, për karakterin e së cilës duhet të vendosin Beogradi dhe Prishtina dhe jo Brukseli”, tha Juncker, pas bisedimeve me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

“Është e rëndësishme të gjejmë kompromis me shqiptarët dhe të kemi miqësi mes dy popujve, për çka Brukseli është vetëm ndërmjetësues”, tha Vuçiç, pas bisedimeve me Jean-Claude Juncker.

Vuçiç gjithashtu deklaroi do ta vizitojë Berlinin me qëllim që të dëgjojë nga kancelarja gjermane se çfarë mendon ajo për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, marrëdhëniet në rajon, por edhe të kërkojë mbështetjen për kompromis ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Unë dua të shoh se si Merkel po e shqyrton këtë. Do të dëgjoj më shumë, por natyrisht do të shpreh interesat e Serbisë”, tha Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb