Argjentina do të duhet të bëjë pa Lionel Mesin në ndeshjet e ardhshme. Sipas “Tnt Sports” në Argjentinë, thuhet se “pleshti” do të largohet përkohësisht nga kombëtarja deri në një periudhë të pacaktuar.

Gjithashtu mësohet se pas dështimit në Botëror, lojtari ishte shumë pranë tërheqjes nga kombëtarja e “Albiçelestëve”.

Por sipas këtij kanali televiziv, thuhet gjithashtu se kanë qenë raportet e mira me kreun e federatës, Tapia arsyeja pse Mesi e ka menduar dy herë këtë vendim. Megjithatë e rëndësishme për tifozët argjentinas është fakti se lojtari nuk do të largohet akoma përfundimisht nga kombëtarja./Panoramsport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: