TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dhuruar një libër homologes së tij kroate Kolinda Grabar Kitaroviç, e cila vijon vizitën e saj në Shqipëri.

Meta i ka dhuruar librin “Qytetet dhe Kështjellat e Shqipërisë” të shkrimtarit Milan Šuflaj si shenjë mirënjohje të sakrificës së shqiptarëve që dhanë jetën për pavarësinë e Kroacisë.

“Në përfundim të vizitës shtetërore në Shqipëri të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, në mirënjohje të sakrificës së shqiptarëve që dhanë jetën për pavarësinë e Kroacisë pata kënaqësinë t’i dhuroj librin “Qytetet dhe Kështjellat e Shqipërisë” të Milan Šuflajit, i cili sakrifikoi jetën e tij për të hedhur dritë mbi të vërtetën e historisë së lashtë të shqiptarëve! God bless Albanian-Croatian friendship! ?? ???”, shkruan Presidenti Meta në “Facebook”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb