Të menjëhershme kanë qenë reagimet ndaj kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili kritikoi Presidentin Ilir Meta për mos dekretimin e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Nga ana e Partisë Demokratike, përgjigje i ka kthyer deputeti Edi Paloka, i cili ende vijon të ironizojë me të duke e quajtur “derrkuci Yaris”.

“U shqetesua edhe derrkuci Yaris per aktin kushtetues te Presidentit, se po i pengohet investimi i miliona eurove te pista te Toyotave tek projekti mafioz i Kullave ne Teatrin Kombetar,” shkruan Paloka.

“Sot, Presidenti zgjodhi te mbaje gjalle farsen e opozites me teatrin. Te po te njejteve individe qe protestonin kunder parkut te lodrave, kunder bulevardit te ri, kunder Rilindjes Urbane ne cdo qytet te Shqiperise,” shkruajti Balla pak më herët.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb