TIRANE- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi homologut të tij italian, Sergio Mattarella, pas tragjedisë që ndodhi sot në Genova ku nga shembja e urës vdiqën 35 persona.

Në mesazhin e tij kreu i shtetit shprehu keqardhje për jetët e humbura, ndërsa i uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

MESAZHI I METËS
I dashur President Mattarella,
Jam shume i trishtuar nga humbja e jeteve si pasoje e ngjarjes tragjike ne qytetin e Genovas.
Ne keto momente te veshtira jam prane jush, prane popullit mik italian, qytetareve te Genovas dhe te gjitha familjeve te lenduara nga kjo fatkeqesi.
Ngushellimet e sinqerta dhe solidariteti im e i popullit shqiptar per familjet e viktimave dhe urimi i sinqerte per nje sherim te shpejte per te lenduarit e kesaj katastrofe.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: