BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Metropol
01 Korrik 2013 - 08:55 | LAJME
TRANSLATE
 
Berisha i pėrgjigjet Gentjanit: Unė, 18 orė "betejė" nė ditė, nė Kuvend e kudo
Nga: SALI BERISHA
Berisha i pėrgjigjet Gentjanit: Unė, 18 orė "betejė" nė ditė, nė Kuvend e kudoI dashur Gentjan, komenti yt nė ‘FB’, qė u vendos dje pasdite edhe si status, u bė me shpejtėsi njė “bestseller” nė rrjetin tonė social. Nga ‘Insight’ rezulton se ka mbi 23.200 ‘like’-s, mbi 2220 komente dhe ėshtė lexuar nga 360 mijė persona. Unė e kam lexuar dhe rilexuar atė, me shumė kėnaqėsi dhe interes dhe mė ka bėrė shumė pėrshtypje. Vėrtetė ėshtė shumė mbresėlėnės. Sė pari, dua tė theksoj se me pasionin tuaj tė jashtėzakonshėm pėr politiken, qė nė moshėn 11-vjeēare, me rolin aktiv nė tri fushatat e fundit elektorale, me vlerėsimet e tua pėr arritjet e Partisė Demokratike, pranimin nga ju tė humbjes sė PD-sė, duke mos dashur kurrė tė bej profetin, por mė dukesh si njė enfant prodige i PD. Unė si mik po tė rrėfej se unė, Sali Berisha, njeriu qė ti admiron, nė vizitėn time tė parė nė SHBA, me mikun tim Gramoz Pashko, nė shkurt tė vitit 1991, pyetjes se Sekretarit tė Shtetit nė detyrė, nė zyrėn e tij, se si po ecte fushata jonė elektorale, iu pėrgjigja se pothuaj asgjė nuk dimė ose dimė pėr fushatat, vetėm ēfarė kemi parė nė TV-tė italiane. Dhe unė isha 46 vjeē. Imagjinoje ēfarė pėrgjigje do tė jepje ti sot, 16 vjeē, pėr fushatėn zgjedhore, me eksperiencėn e tri betejave elektorale. Unė tė uroj njė tė ardhme tė shkėlqyer nė politikė. 

Nė rrėfimin tėnd tė bukur dhe emocionues, me njė forcė tė brendshme mahnitėse, nė ēdo fjalė spikat krenaria pėr arritjet e PD-sė si njė frymėzim i vėrtetė dhe burim i entuziazmit pėr ty. Vėrtetė, arritjet e kėtyre 5 viteve tė Partisė Demokratike na bėjnė tė ndjehemi krenarė me njeri-tjetrin, me Partinė Demokratike, me Shqipėrinė. Dhe jo vetėm neve, anėtarėve e simpatizantėve tė Partisė Demokratike, por ēdo shqiptar. Shqipėria, pak vite mė parė ishte vendi qė thuaj nuk i besonte njeri. Ora e integrimit tė saj nė BE dhe NATO dhe ora e zhvillimit tė saj kishin ndaluar thuajse plotėsisht. 

Nė kėto 5 vite tė qeverisjes sonė, Shqipėria u bė anėtare e NATO-s, hoqi vizat me BE-nė, mori rekomandimin pėr statusin e vendit kandidat, qė e bllokoi kundėrshtari ynė. Nė kėto vite, Kosova u bė e pavarur dhe ne luajtėm rolin tonė tė pazėvendėsueshėm nė pavarėsinė e saj dhe njohjet ndėrkombėtare. Sot, historia e Shqipėrisė dhe shqiptarėve nuk ėshtė kurrė ajo qė ishte pak vite mė parė. Ajo tani ėshtė krejt tjetėr.
Po kėshtu, pak vite mė parė, ora e zhvillimit tonė kishte ndalur pothuajse plotėsisht. Ne ishim vendi ku mungonin nė tė shumtėn e kohės, dritat, uji, udhėtonim nė rrugė ndėr mė tė shkatėrruarat e planetit. Shqiptarėt paguheshin me rroga dhe pensione tejet tė ulėta, nxėnėsit tanė mėsonin nė shkolla tė rrėnuara, me rreth 40- 50 nxėnės nė klasė, ishin pa ngrohje, pa internet, 2/3 e maturantėve nuk lejoheshin tė ndiqnin universitetet dhe pranimi nė kėto tė fundit ishte panairi i korrupsionit. Kompjuteri ishte mollė e ndaluar pėr fėmijėt tanė. Interneti kishte shkallėn e pėrdorimit ndėr mė tė ulėtat nė botė. Investitorėt vendės dhe tė huaj largoheshin nga Shqipėria. 

Nė kėto pak vite, Shqipėria, bazuar nė programin e PD-sė, pėrjetoi nė zhvillimin e saj njė 'quantum leap' (hop tė madh) tė vėrtetė. Ajo, siē thotė Komisioni Europian, ndėrtoi kėto vite rrugė mė shume se i gjithė rajoni marrė sė bashku. Ne ēamė malet, ndėrtuam rrugėn e Kombit, bashkuam Shqipėrinė me Kosovėn, tunelin e Kėrrabės, bashkuam Tiranėn me Elbasanin, ndėrtuam pothuaj gjysmėn e rrugės sė Arbrit dhe segmentin mė tė vėshtirė tė Boshtit tė Jugut, si dhe mbi 10000 mijė kilometra rrugė. Ne ndėrtuam dhe rindėrtuam mbi 1300 shkolla, kopshte, korpuse universitare, trefishuam numrin e studentėve, shtrimė internetin dhe kabinetet e informatikės nė ēdo shkollė, ndėrtuam mbi 400 qendra shėndetėsore dhe spitale, 360 ujėsjellės, 420 sisteme kanalizimesh dhe sisteme moderne tė pėrpunimit tė ujėrave tė ndotura, si dhe qindra e qindra kilometra kanale vaditės dhe kullimi. Ne po ecnim me shpejtėsi drejt pėrfundimit nė Shqipėri tė njė infrastrukture tė re, moderne, tė denjė pėr vende tė zhvilluara. 

Me programin tonė tė reformave ekonomike, taksėn e sheshtė dhe reforma tė tjera, ne dyfishuam tė ardhurat dhe mbidyfishuam rrogat dhe pensionet, trefishuam eksportet dhe investimet e huaja. Nė kulmin e krizės mė tė thellė tė Europės dhe botės sė lirė, ekonomia shqiptare ruajti rritjen mė tė lartė nė rajon e mė gjerė dhe krijoi vende tė reja pune. Shqipėria turistike ėshtė zhvillimi tjetėr madhor i kėtyre pak viteve. Nga njė vend inekzistent nė hartėn e turizmit nė botė, ajo sot renditet nė dhjetė vendet me rritjen mė tė shpejtė tė turizmit nė botė. Nga njė vend i prapambetur i kohės analoge, ne me programin tonė ndėrtuam Shqipėrinė e moshės dixhitale dhe ti komunikon nė "Facebook" dhe lundron nė internet njolloj si moshatarėt e tu nė disa vende tė zhvilluara. 

Nė epiqendėr tė zhvillimit tonė, ne vendosem energjinė dhe nė kėto pak vite janė ndėrtuar ose janė nė ndėrtim e sipėr mbi 120 hidrocentrale, ndėr tė cilat Kaskada e Devollit, investim prej rreth 1 miliard dollarėsh, qė ndėrtohet nga flamurmbajtėsja e kėsaj fushe nė Europė dhe nė botė "Statkraft" e Norvegjisė. Kontrata koncesionare janė firmosur pėr ndėrtimin edhe tė 243 HEC-eve tė tjera. Rezerva tė mėdha nafte janė nė zbulim e sipėr nė tokėn dhe detet tona. Por kėtu, unė do tė veēoja si suksesin mė tė madh strategjik pėr shqiptarėt, pas anėtarėsimit nė NATO dhe pavarėsisė sė Kosovės, gazsjellėsin TransAdriatik, qė do sjellė gazin nga deti Kaspik nė Shqipėri dhe Europė. Ky projekt, mė i madhi i kėtij lloji nė histori nė fushėn e energjetikės, ėshtė njė investim prej 40 miliardė dollarėsh dhe sjell pėr shqiptarėt, mungestarin e madh nė shtėpitė dhe industritė e tyre dhe e sjell atė, nga njė vend mik si ē'ėshtė Azerbajxhani dhe nė njė kuadėr solid europian. Nė kėtė projekt gjigant dhe vendimmarrjen nga qeveria e Azerbajxhanit dhe konsorciumit nė favor tė tij, nė raport me projektet e tjera konkurruese, Shqipėria me besueshmėrinė e sidomos me lobimin e fuqishėm dhe qėndrimet e saj tė vendosura ka luajtur njė rol kyē, tė dorės sė parė. TAP do ketė ndikim tė madh nė uljen e kostos sė jetesės, rritjen e tė ardhurave dhe mirėqenies pėr shqiptarėt. Me kėtė projekt, Shqipėria zgjidh nė mėnyrė pėrfundimtare problemin e energjisė dhe merr njė rol tė veēante nė fushėn e energjisė pėr rajonin dhe Europėn. Vitet qė vijnė, Shqipėria mund tė zbulojė nė tokė apo dete rezerva tė mėdha gazi, por tashmė ka tė gatshėm nė territorin e saj, gazsjellėsin, pėr shpėrndarje nė mbarė Europėn.
Miku im i ri nė moshė, por jo nė politikė, tė gjitha kėto janė arritur para sė gjithash, sepse programi i PD-sė, forcės sonė politike tė qendrės sė djathtė, pėr zhvillimin dhe integrimin e Shqipėrisė ėshtė i bazuar nė vlerat mė tė larta njerėzore, iniciativėn e lirė, tė drejtat e individit dhe interesin kombėtar. Ky ėshtė njė program i shkėlqyer, me tė cilin ėshtė ndėrtuar Europa dhe bota e lirė. Pa mėdyshje, kėto arritje u bėnė tė mundura nga zbatimi me vendosmėri, seriozitet dhe kreativitet i programit tonė, nga qindra e mijėra djem dhe vajza, burra e gra tė administratės sonė, me pėrgatitje profesionale, aftėsi, ekspertizė dhe pėrkushtim tė madh. Ne kemi sot ekspertė, specialistėt e studiuesit mė tė mirė tė Shqipėrisė, pasuria e saj mė e madhe pėr ne, por dhe e vendit nė tėrėsi, qė kanė nė arritjet tona, veprėn e tyre tė pavdekshme. 

I dashur Gentian! 
Duke lexuar komentin tėnd, sėrish dua tė theksoj se unė gjej tek ti, njė politikan tė vėrtetė. Ju burrėrisht pranoni humbjen tonė. Humbjen e pranojnė vetėm ata qė kanė besim te vetja dhe kauza qė mbrojnė dhe qė e konsiderojnė humbjen njė sfidė, pėr tė arritur suksesin e radhės. Humbja sigurisht ėshtė e dhimbshme dhe kėrkon analizė tė thellė e tė gjithanshme dhe jam i sigurt qė PD-ja do ta bėjė kėtė analizė dhe do tė nxjerrė pėrgjegjėsitė pėr defektet e qeverisjes sonė. Por pėrsėri duhet tė mos harrojmė se ne humbėm duke i qėndruar besnik programit tonė. Ne nuk pranuam pėr asnjė ēmim, tė braktisim vlerat dhe parimet e tij. Pėrkundrazi, ne ramė me dinjitet, duke luftuar pėr mbrojtjen e tyre. Ne paraqitem para qytetarėve projektin mė tė mirė nė tėrė ekzistencėn tonė, mė realist, mė tė bazuar, pėr Shqipėrinė e zhvilluar dhe evropiane. Ne projektin tonė, ne u zotuam pėr krijimin e 250 mijė vende pune, rritjen e ndjeshme tė rrogave dhe pensioneve, pėrfundimin e ndėrtimit tė rrugės sė Arbrit, Boshtit tė Jugut dhe tė ēdo rruge, shkolle, ujėsjellėsi, kanalizimesh, rritjen e cilėsisė sė shėrbimit shėndetėsor, arsimit, mbėshtetje tė fuqishme pėr fermerėt. Shqipėrinė, vend lider nė energjinė e rinovueshme dhe teknologjinė e lartė, nė rajon. Ne nė asnjė rast nuk premtuam dhe nuk mund tė premtojmė gjėra qė bien nė kundėrshtim me parimet e vlerat themelore qė ndajmė dhe besojmė. 

Mirėpo qytetarėt kėsaj radhe besuan me shumicė premtimet e kundėrshtarit, tė cilat ne nuk mund dhe nuk do t'i bėnim ndonjėherė. Kundėrshtari ynė premtoi shėrbim shėndetėsor falas pėr tė gjithė, legalizime falas, heqjen e TVSH-sė pėr energjinė, ushqimet dhe ilaēet pėr tė gjithė. Ne besojmė se kjo ėshtė hipokrizi dhe jo drejtėsi sociale. Nė filozofinė tonė, qeveria duhet tė subvencionojė kujdesin shėndetėsor tėrėsisht vetėm pėr ata qė nuk kanė mundėsi tė paguajnė sigurimet shėndetėsore dhe ne e kemi bėrė kėtė. Kurse tė tjerėt qė kanė tė ardhura duhet tė paguajnė sigurimet shėndetėsore, pėrndryshe, padrejtėsisht do tė barazonim tė pasurin me tė varfrin dhe kjo nuk ėshtė drejtėsi, por hipokrizi. Ne kemi vendosur ēmime tė arsyeshme pėr legalizimet, por ligjet e vendit, Kushtetuta jonė nuk lejojnė kurrė t'ia marrėsh falas tokėn njė qytetari dhe t'ia japėsh atė njė tjetri. Ne nuk mund tė premtojmė heqjen e TVSH-sė pėr energjinė, ushqimet dhe ilaēet, sepse barazojmė nė kėtė rast, tė mjerin me miliarderin, por ne subvencionojmė jo vetėm TVSH-nė, por tėrėsisht energjinė pėr atė qė nuk ka dhe e kemi bėrė kėtė. Ne nuk besojmė se kėto masa ulin ēmimet, sepse rritja e parashikuar e tyre ėshtė ligjėsi e shėndetshme dhe absolute e tregut tė lirė. Por ne rrisim rrogat dhe pensionet, si dhe i kemi rritur mė shumė se tė tjerėt, pėr tė pėrballuar rritjen e parashikuar tė ēmimeve. Ne nuk premtojmė heqjen e plotė tė taksės pėr biznesin e vogėl apo uljen e taksave pėr 95% tė shqiptarėve dhe pėrballimin nga 5% tė barrės sė madhe fiskale, sepse ky model ėshtė tejet i rrezikshėm, nuk ekziston askund nė botė, veēse nė platformat e antiglobalistėve. Programi i forcės sonė konservatore nuk mund tė bjerė dhe nuk do tė bjerė kurrė nė antiglobalizėm. Alternativa jonė ėshtė ajo qė ka ndėrtuar Shqipėrinė, Europėn dhe botėn e lirė. Antiglobalizmi ndėrton kaosin dhe hiēin.
Kėshtu pra, miku im, ne humbėm duke mbrojtur vlerat dhe parimet qė nė besojmė, liritė ekonomike tė individit, konkurrencėn e ndershme, drejtėsinė e vėrtetė sociale dhe si ē'thotė Chėrchill, ata qė bien duke luftuar, ngrihen pėrsėri. Dhe ne ramė duke mbrojtur kauzėn tonė tė drejtė dhe shumė shpejt do tė ngrihemi nė njė fillim tė ri, tė fuqishėm. 

Sė fundi, i dashur, si njė admirues i flaktė i imi, ju shkruani se mezi prisnit tė ndiqnit me shumė admirim mbledhjet e qeverisė apo ato tė grupit parlamentar, tė kryesuara nga unė, si dhe veprimtari tė tjera tė miat. Dhe, vėrtet, tani nuk do tė mė shohėsh nė TV tė kryesoj me kėto mbledhje, mirėpo ti do tė mė kesh mė afėr se kurrė, do tė mė shohėsh nė krahun tėnd dhe tė tė gjithė demokratėve tė tjerė, 18 orė nė ditė, nė ēdo aktivitet nė parlament dhe kudo, duke luftuar sė bashku si luanė tė vėrtetė, gjersa PD-ja tė fitojė pėrsėri dhe ora e integrimit dhe zhvillimit tė Shqipėrisė tė ecin me shpejtėsinė e orės sė PD-sė.
Tė pėrqafoj,
Sali Berisha
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Lidhje te tjera
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Iris, Tirane mė 02-07-2013 nė 13:53
O Eri,duket qe merr vesh shume ti... Ok, po ju leme juve "demokrateve" te qeverisni kete rradhe, me G.Rucin, S.Gjinushin etj, meqe u mbaruan komunistat me ikjen e Berishes,,, Ne fakt ju jeni shume gjynah,me dhimbseni te gjithe ju, dhe bravo i qofte Rames dhe Metes qe iu trajtojne sikur ushqeheni me bar... haha

Dėrguar nga eri mė 01-07-2013 nė 18:53
Sali Berisha ka bere vetem nje gje te mire gjate gjithe karrieres si politikan.Dhe kjo eshte kur pranoi humbjen jave e kaluar I uroi kundershtarit suksese.Me se fundi mbas 23 vjetesh komunisti i fundit i lejoi shqiperise te shkoje drejt demokracise.

Dėrguar nga Ceni, usa mė 01-07-2013 nė 18:25
Po ik or i cmendur!Akoma nuk po na le rehat!Ne thame se shpetuam nga fytyra jote e perditshme ne televizor tani po na fillon me shkrimet e tua fare pa vlere!Sa pa fat qenkan shqiptaret ku ju ka mbire ne canak nje njeri si puna jote o Sale!

Dėrguar nga Shkodra loce, shkoder mė 01-07-2013 nė 16:43
te gjithe keta qe bejne lajka saliut jane vasale dhe sahanlepirs te saliut , me kujtohet nje shok i cili kishte paguar 5 mije euro per te hure ne pune si mesues, dhe sa here qe josefina apo saliu kishte miting mbullshin shkollat dhe ne duheshim te shkojme te brohorasim per to , ikni or te lige mashtrues, qe e keni vjedhe kete popull deri ne palce,mos harroni se zoti i madh do jju denoje ne emer te popullit

Dėrguar nga Dibrani, Greqi mė 01-07-2013 nė 16:27
Profesor i nderuar,kam qene,jam dhe pa dyshim do te jem simpatizant fanatik i PD-se dhe personalisht per JU, do te ruaj vetem respekt.Jam shum i bindur se pas furtunes se humbjes,do te vije koha e kthjellet qe te shikoni me realitet shkakun e vertete te "zhytjes".PD kerkon pastrim te menjehershm nga te gjithe ata qe ju ngjiten ne shpine per interesa ekonomike,familjare farefisnore.Nga te gjithe ata qe nen kemishen "blu", mbajten thiken per te na vra pas shpine me 23 qershor.PERPARA PrDr Berisha.

Dėrguar nga tuno, tirana mė 01-07-2013 nė 16:20
Berisha nuk e ka kuptuar ende se shumica e shqiptarėve e urrejnė.
Merret me hartimin e njė kalamai 16 vjeēar ėndėrrimtar, qė nuk ka jetuar kur Sala vriste e priste si komunist, antar i PPSH-sė pėr 23 vjet, kur shkatėrroi Shqipėrinė nė v.1997, kur pasuronte Damir Faslliēin e furnizonte me naftė Milosheviēin.

Dėrguar nga Nje shkodran, Itali mė 01-07-2013 nė 16:19
Zoti Berisha hytė nė politikė me ideale tė qarta e tė sinqerta “ ti shėrbeje Shqipėrisė qė ju e keni quajtur kurdoherė E BUKURA E DHEUT”. Kėto ideale nuk i keni braktisur asnjėherė. Faleminderit pėr punėn e palodhur, vetėmohimin dhe tėrė sakrificat tuaja qė bėtė pėr Shqipėrinė tonė tė dashur, pėr popullin dhe pėr tėrė shqiptarėt kudo ku banojnė. Edi Rama, kundėrshtari i juaj politik, nė fjalimin e tij tė fitores e njohu publikisht dhe sinqerisht kontributin tuaj nė zhvillimin e vendit.

Dėrguar nga Iris, Tirane mė 01-07-2013 nė 15:47
Hahaha, me vjen per te qeshur me te gjithe ju komentuesit. Ju njerez te paafte dhe injorante keni goje dhe komentoni nje njeri, nje burre shteti si Z.Berisha.Respekt dhe nderime pakufij per nje lider si ju, krenohemi me ju Doktor...

Dėrguar nga Kuqale Zioshe mė 01-07-2013 nė 15:16
Po ben hatane me vete-levdata pa mbarim. Kjo eshte nje nga arritjet madheshtore, pa diskutim e pakrahasueshme me para-ardhes dhe pas-ardhes te pd-se dhe gjithe potikanve te Shqiperise ...

E ka zhvleresuar skeēin "Doni me per Belulin" e pd-se?????

Dėrguar nga ullastra, vien mė 01-07-2013 nė 15:03
I DASHUR KRYEMINISTER SALI BERISHA
NUK ESHTE E LEHTE QE POPULLI NE
PERGJITHESI TE KUPTOJE
MJAFTONIN EDHE NJE OSE 2 MANDATE QE NJEREZIT TE SHIHNIN ATE QE JU MENDONIT

RRUGA JUAJ RRUGE E ZHVILLIMIT
E PROSPERITETIT
NUK DUA TE OFENDOJ ASNJE ,POR
ESHTE NJE FRAZE QE THOTE
INJORANZA VRET ME SHUME SE SHPIRTELIGESIA
NDOSHTA ZOTI E KA BERE KASTILE QE
KETO NJERES QE NUK VOTUAN ASNJE LIGJ
PER VENDIN DHE EUROPEN
DO TE JENE NE PROVEN FINALE
JANE PTRIOTE APO ARMIQ TE VENDIT
DERI TANI KA QENE P,S,JO
 Vazhdimi komenteve: 1   2   3  
       Shqiperia
25 Tetor 2014
Ndėrtoi pallat pa leje, arrestohet biznesmeni nė Tiranė
Njė tjetėr biznesmen arrestohet nė Tiranė pėr ndėrtim pa leje. Komisariati 6 i kryeqytetit ka vene ne pranga Dritan Mollen, I cili ndėrtoi pa leje njė pallat 8-katėsh nė rrugėn Aleksandri i Madh. Ndėrkaq arrestime janė bėrė edhe pėr abuzimet me energjinė elektrike.

KOMENTO (1)
       Kosova
25 Tetor 2014
Kovacic: Jahjaga ende s’e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Beograd
Kryetari i Grupit të Komisionit Trelateral të Serbisë, Jovan Kovacic, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve BETA se disa liderë të rajonit tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim.
KOMENTO
       Rajoni
25 Tetor 2014
Greqi, përmbytje të mëdha prekin kryeqytetin dhe periferitë
Më shumë se 600 thirrje telefonike janë bërë në shërbimin zjarrfikës deri orët e para të mbrëmjes së të premtes për përballimin e pasojave të përmbytjeve nga shtrëngatat e shiut në Atikë
KOMENTO
       Bota
26 Tetor 2014
Kerry i kërkoi Moskës të respektojë plotësisht marrëveshjen me Kievin
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i kërkoi Moskës të aplikojë plotësisht marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë, gjatë një bisede me homologun e tij rus, Serguei Lavrov, raportoi sot departamenti i Shtetit.

KOMENTO
       Sport
25 Tetor 2014
Ramos: Barca nuk na bënte ballë
Sergio Ramos mendon se Real Madridi e dominoi rrjedhën e ndeshjes në ‘el Clasicon’ e të shtunës kundër Barcelonës. Los Blancos fituan me rezultat 3-1 në Santiago Bernabeu dhe përveç lojtarëve madrilenë, edhe ata katalunas e kanë pranuar se kampioni evropian e meritoi fitoren.

KOMENTO
       Kulture
25 Tetor 2014
Christian Bale në rolin e Steve Jobs?!
Skenaristi Aaron Sorkin pati njoftuar para disa vitesh se ka në plan të bëjë një film biografik mbi jetën e shefit ekzekutiv të Apple-it, Steve Jobs. Ai zbuloi dje disa detaje mbi këtë film, si dhe aktorin që do të luajë rolin e gjigantit të teknologjisë.
KOMENTO
       Metropol
25 Tetor 2014
Menduan se kishte Ebola, i shpërthen kokaina në bark
Ai ra në dysheme dhe filloi të bëj dridhje të pakontrollueshme, autoritetet e aeroportit të Madridit për gati 50 minuta nuk e ka ndihmuar pasagjerin, pasi u supozua se ai ishte infektuar me ndonjë virus të rrezikshëm siç është Ebola.
KOMENTO
       Teknologji
25 Tetor 2014
Pas deformimit, iPhone 6 merr flakė
Shumica nga ju mund tė keni dėgjuar raste tė deformimit tė iPhone 6 kur gjendet nė xhepin e pėrdoruesve. Ankesat mė tė fundit pėr kėtė telefon inteligjent lidhen me rėnien e ngjyrės sė tij.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Gėzimi i fėmijėve kur takohen me macen qė u kishte humbur
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Nė krye tė BSH-sė mund tė jetė njė femėr. Profili pėrshtatet me Rudina Seserin
 
 
BALKANWEB.TV
Ministrja Nikolla poston video: Ja e vėrteta qė UEFA e pa, por s'e respektoi. Shpėrndajeni!
 
 
BALKANWEB.TV
Lezhė, 3 persona tė maskuar grabisin njė banesė, pronarja: Mė terrorizuan me armė
 
 
BALKANWEB.TV
Moti pėr sot 25 tetor
 
 
BALKANWEB.TV
Qeni i i tėrheq fillin e bikinit padrones sė tij, ja videoja mė e klikuar nė YouTube
 
 
BALKANWEB.TV
PD, Duma: Nė protestė kundėr rritjes sė ēmimit tė dritave, tė ngrihemi e t'i ndalim
 
 
BALKANWEB.TV
Michel Platini ėshtė personi mė negative nė sport
 
 
BALKANWEB.TV
Bruksel, Basha takon homologėt nė PPE: Rrėshqitja nga standardet, alarm pėr KE
 
 
BALKANWEB.TV
PD: INUK bandė zuzarėsh qė ėshtė kthyer nė zar tė Ramės
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Fitorja e asaj nate mė e madhe se 3 pikė. UEFA minus tė madh vetes para racizmit
 
 
BALKANWEB.TV
Shqipėria humb 3 pikė, politika dėnon vendimin, AK thirrje pėr protestė
 
 
BALKANWEB.TV
Studentėt e Inxhinierisė nė protestė, kundėr rritjes sė tarifės e mesatares sė Masterit
 
 
BALKANWEB.TV
UEFA: Shqipėria humb 3-0 nė tavolinė ndeshjen me Serbinė, FSHF 100 mijė € gjobė
 
 
BALKANWEB.TV
Zhvesh gruan nudo dhe e detyron tė ec nėpėr fshat
 
 
 
 
FOTOGALERI
Amfiteatri i Durrėsit mbushet me vasha e dafina, pritje organizohet nga Zonja e Parė
 
 
FOTOGALERI
Ēizmet e shkurtra tė pėrshtatshme pėr vjeshtė dhe dimėr
 
 
FOTOGALERI
Vildane Zeneli me tė brendshme seksi nė Instagram
 
 
FOTOGALERI
Iran, ekzekutohet me varje njė vajze 26 vjecare, dyshohet pėr vrasjen e njė agjenti
 
 
FOTOGALERI
Tė dielėn ndryshon ora, do flini njė orė mė shumė
 
 
FOTOGALERI
2-vjeēarja kineze ēdo ditė tetori me kostum tė ndryshėm
 
 
FOTOGALERI
E mrekullueshmja, Gisele Bundchen
 
 
FOTOGALERI
Fytyrat e shėmtuara tė vajzave qė pinė duhan
 
 
FOTOGALERI
Kevin Costner, magjeps nė moshėn 59-vjecare
 
 
FOTOGALERI
Horror nė Raqqa, kufomat me koka tė prera dergjen rrugėve
 
 
FOTOGALERI
Herolind Shala tjetėr gol, feston si shqiponjė
 
 
FOTOGALERI
Enca: Zhveshja ime i pėrshtatet muzikės qė bėj
 
 
FOTOGALERI
Prishtinė, “Plisat” protestojė kundėr vendimit tė UEFA-s
 
 
FOTOGALERI
Hackerat shqiptarė lėshojnė Dronin nė faqen e Qeverisė Serbe
 
 
FOTOGALERI
Bleona me Porsche prej ‘ari’
 
 
FOTOGALERI
Njihuni me qytetin fantazmė!
 
 
FOTOGALERI
Kur Tulisa tė hipėn mbi shpinė
 
 
FOTOGALERI
Ish Miss Univerisi 67 vjeēe dhe duket si 20