BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Metropol
13 Qershor 2012 - 07:38 | LAJME
TRANSLATE
 
Dashuri dhe sherre, bëmat VIP në bankat e shkollës
Dashuri dhe sherre, bëmat VIP në bankat e shkollës Në këtë numër të fundit te suplementit Gjimnazistët, kemi vendo sur të bëjmë një përzgjedhje të frazave më pikante që personazhet
publike na kanë rrëfyer, ndaj më poshtë do të lexoni copëza nga intervistat ekskluzive që lidhen kryesisht me periudhën e gjimnazit…Bëmat dhe historitë e dashurisë së VIP-ave në gjimnaz…I rikujtojmë bashkë.
GENTA ISMAJLI
“Djemtë më kishin pak frikë. Përveçse isha “shok” për ta, të gjithë e dinin që s’më pëlqenin shumë këto gjëra. Megjithatë edhe unë nuk i kam shpëtuar ngacmimeve, ka pasur plot djem të klasave paralele që më kanë ngacmuar, me disa prej tyre edhe kam dalë”, ka thënë këngëtarja kur e kemi pyetur për ngacmimet e djemve në gjimnaz.
INGRIT GJONI
Marrëdhënia e saj me shokët ka qenë shumë e mirë, madje ata ndërhynin që Ingritin të mos e ngacmonin as djemtë e tjerë të shkollës. “Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me të dyja gjinitë, por me shokët më ka pas shkuar më shumë muhabeti. Ata më çmonin shumë dhe vetë s’e kanë bërë asnjëherë këtë, madje përkundrazi kanë ndërhyrë edhe kur shokë të tyre nga klasat paralele më kanë ngacmuar”.
ARJAN KONOMI
Historia e puthjes së parë që opinionisti i “Big Brother” në 3 edicione të tij, erdhi për herë të parë e rrëfyer në faqet e “Gjimnazistëve”. “Kam qenë në fillim të vitit të dytë të gjimnazit. Ktheheshim nga aksioni i një dite të diel. Kishim qenë me shkollën në një fushë afër fshatit Tragjas për të mbledhur misër. Kishim tërë ditën në pikën e diellit djem e vajza, të zhuritur për ujë duke punuar dhe me sekretaret e rinisë që na hanin shpirtin se duhej të bënim “normën” ose sasinë e caktuar të misrit për të marrë dhjetë. Kur po ktheheshim kishte zënë nata dhe unë i zura pritë tek shkallët e pallatit të saj. Aty te hyrja, poshtë një dritareje, me zemrën që na ngrinte se mos na dilnin banorët në dritare dhe na shikonin, u puthëm për herë të parë. Quhej Albana dhe ka për ta lexuar këtë intervistë, nuk e di nëse për të ishte puthja e parë”.
BLEDI STRAKOSHA
Si i kujtoi Bledi Strakosha festat e kohës së gjimnazit, kur kishte në klasë 19 djem, nga 31 nxënës gjithsej. “Organizonim party, por jo me klasën. Edhe për faktin që ishim 31 veta në klasë, mes të cilëve 29 djem, e vetëm dy vajza. Plus që shumica e shokëve ishin
Bleona Qereti
Ajo ka qenë si çun haram. Bleona Qereti, këngëtarja shqiptare që po lufton për famë në tokën e premtuar, rrëfeu se pse djemtë nuk guxonin ta ngacmonin...”S’më ngacmonin, sepse unë isha si djalë vetë. Në Elbasan mbaja një kaçavidë me vete dhe një grep nga laboratori i fizikës që ia mora mamit (shpresoj që Oli nuk e lexon këtë intervistë, sepse akoma nuk e di këtë punën e grepit), për kaçavidën e di. Po, në fakt në vitet e gjimnazit, kam qenë si djalë haram”.
Anjeza Shahini
Po këngëtarja që deri pak javë më parë ruante rekordin për përfaqësimin më të mirë në “Eurovizion” si e kujton gjimnazin...E zbulojmë bashkë. “Më kujtohen mëngjeset e vona të miat, që shoqja ime e fëmijërisë, më vinte alarme që unë të kapja mësimin. Më bie gjithmonë ndërmend stafi pedagogjik që i kam dashur shumë sikurse ata mua, shoqëria si dhe oraret e pushimit që rrija në klasë ndërkohë që prisja për të përtypur ndonjë patatinë. (Buzëqesh)”.
Tuna
Ajo është një rebele e pandreqshme...Ka thyer gjithmonë rregulla, ama siç ka rrëfyer rregullat në gjimnazin ku ajo studionte ishin absurde...Një herë desh e përjashtuan, sepse Shpat Kasapi, shok i saj në shkollë e preku në faqe...”Unë deri në vitin e tretë isha në Kolegjin Turk, një sistem shumë konservativ, i cili asnjëherë nuk përputhej me mënyrën time të jetesës apo me mënyrën se si doja unë të bëja karrierë. Thjesht nuk kisha suportin e shkollës dhe gjithmonë unë isha ajo, e cila mbante thonj të gjatë të lyer (kundër rregullave të shkollës). Ç’të keqe ka t’i mbash thonjtë e rregulluar?!...Shkolla ime kishte rregulla absurde, deshën të më përjashtonin, sepse Shpati më kishte prekur faqen (qesh)”.
Ronela Hajati
Si u kthye Ronela nga vajza e thjeshtë, me stilin e një metalareje, në të preferuarën e djemve në shkollë...Lexoni më poshtë përgjigjen...”Deri në vit të tretë gjimnaz unë kam qenë jo e thjesht, po gati-gati e shëmtuar shumë. Vishesha si metalare, mbaja flokë të pakrehur, shumë të gjatë, vetullat pa hequr, nuk lyhesha kurrë, nuk vishesha kurrë bukur, mbaja një bluzë të madhe me Marilyn Manson, një palë conversa jeshile të grisura. Makijazhi nuk konsiderohej, d.m.th ishte tabu, taka s’bëhej fjalë madje taka për herë të parë kam veshur tek “Star Academy”. Pastaj duke marrë pjesë nëpër kompeticione, duke qenë më shpesh në kontakt me ekranin, me kamerën do s’do je i detyruar të mbahesh dhe mua më kapnin më lyenin me zor derisa më hyri edhe vetë në qejf dhe fillova u bëra femër avash-avash (qesh)”.
Redon Makashi
Redon Makashi, romantiku i skenës shqiptare ka rrëfyer për “Gjimnazistët” detaje shumë interesante nga jeta e tij prej gjimnazisti. Një herë p.sh i kanë thyer notë në sjellje. “Natyrisht që më kanë tërhequr vëmendjen, si çdo djali besoj, mua madje më kanë thyer edhe notë në sjellje për shkak të flokëve të gjatë. Në rregulloren e shkollës ishte e ndaluar, por gjithsesi unë vazhdoja me timen. Që në atë kohë kam krijuar këtë stil që kam sot.”
Stresi
Stresi dhe vajzat, historitë e dashurisë dhe seksi për herë të parë...”Vajzat i kam gjuajtur gjithmonë, kërkoj të pamundurën vetë. Puthjen e parë e kam dhënë që në klasë të dytë, por puthjen që e kam ndjerë vërtet e kam dhënë në klasë të gjashtë në mos gaboj. Kurse marrëdhënie seksuale kam kryer që në klasë të gjashtë, s’ka qenë e vështirë, përkundrazi (qesh).
Rozana Radi
Si ndalonin makinat përpara “Liceut” për Rozi Radin dhe si reagonte ajo... “Faktikisht unë shoqërohesha me djemtë më shumë, sepse isha si çun. Di që kam pasur 2-3 adhurues rreth e rrotull, po nuk ia mbante njeriu të më ndalonte. Megjithatë tek “Liceu” ishte radhë e madhe me makina. Disa prej tyre më kanë ndaluar edhe mua, po s’i jepja rëndësi...”.
Çiljeta Xhilaga
Çiljeta thotë se e kanë ngacmuar vetëm vitin e parë, ju e besoni...E zbulojmë bashkë një pjesëz të rrëfimit të saj.
“Po edhe mua si të gjitha vajzave besoj, më kanë ngacmuar. Zakonisht djem nga jashtë shkollës, se çunat e shkollës - me përjashtim të vitit të parë kur nuk me njihnin ende, maturantët dilnin në dritare dhe fishkëllenin, - vitet e tjera i kam pasur të gjithë shokë, kam qenë vetë si natyrë çuni”.
Albërie Hadërgjonaj
Një rrëfim shumë interesant ka qenë edhe ai i Albërie Hadërgjonajt, e cila në vitet e gjimnazit u bë nënë...”O Zot sa nostalgji kam për gjithçka. Ka qenë shumë bukur dhe kam kujtimet më të mira nga kjo periudhë. Gjimnazi im në fakt ka qenë paksa i veçantë dhe i ndryshëm nga të tjerët. Gjimnazin e kam filluar në Deqan, ku e kam vazhduar deri në vit të dytë. Pastaj bashkë me Mentorin e Agnesën shkuam në Amerikë, ku u bëra me fëmijën e dytë dhe në këtë kohë ndoqa atje një shkollë, ose më saktë një kurs 2-vjeçar për mjekësi. Pastaj me ardhjen e demokracisë, pas viteve ‘90 erdhëm në Tiranë familjarisht. Me të ardhur këtu nisa Liceun Artistik dhe më pas vazhdova Akademinë e Arteve për muzikologji. Doja shumë që të studioja për kompozim, por mungesa e njohurive për një vegël muzikore, bëri që të mos e fitoja këtë degë. Më vonë natyrisht iu përkushtova maksimalisht kurseve të pianos”.
Adelina Tahiri
Sherri për flokësh që ka bërë Adelina Tahiri me shoqen e klasës për nacionalizëm ishte një fakt pak i rëndë për ne, ama shumë interesant...”Në vit të parë, kisha në klasë një vajzë që ishte shumë nacionaliste. Ishte maqedonase, por kishte qëndrime të forta antishqiptare. Na nënvlerësonte shumë, jo mua, por përgjithësisht si popull. Gjatë një bisede ku po hidhte kunja, më nxehu aq shumë saqë e gjuajta. E kapa për flokësh dhe e rraha. Fitova unë, madje jo vetëm kaq. Ajo vajzë u përjashtua nga shkolla.
Aurela Gaçe
Aurela Gaçe thotë se ka qenë një gjimnaziste e pabindur dhe se i ka pëlqyer që t’i thyejë rregullat. “Gjimnazin e kam bërë në Llakatund, aty prej nga vij. Ka qenë kohë e bukur. Unë kam qenë një adoleshente e pabindur, nga ato që lënë orët e mësimit (qesh).
Afërdita Dreshaj
Doni të dini se si ngacmojnë djemtë në Amerikë? Neve na e ka rrëfyer Afërdita Dreshaj këtë, ndaj e zbulojmë bashkë për më shumë...”Djemtë atje nuk ngacmojnë, janë të çuditshëm (qesh). Gjithmonë e kam thënë që nuk do kishte shanse që unë të krijoja një lidhje me një djalë amerikan. Atje edhe kur del në një takim me një djalë, qoftë ky edhe një shok, secili paguan kafen e vet. Ne jemi mësuar ndryshe, se djemtë tanë na respektojnë (qesh). Komplimente merrja, po nga amerikanët asnjëherë, vetëm nga ata që ishin të ardhur si p.sh italianë, ose evropianët në përgjithësi. Më komplimentonin shpesh për gjatësinë dhe më pyesnin nëse isha modele, por jo si këtu që ecën rrugës dhe dëgjon fjalë të bukura nga djemtë”.
Ornela Bregu
Edhe Ornela Bregu ka një histori mjaft interesante për të rrëfyer. Gjatë viteve të gjimnazit ajo ka njohur mashkullin e jetës së saj. Po le të zbulojmë bashkë për më shumë se si ndodhi...”Duke e parë se si isha unë, ai dërgoi një zotëri të takonte babain. Unë e dija sepse e kisha vënë re, pavarësisht se nuk kisha reaguar kurrë. Më shumë se unë reagonin grupe të tjera vajzash që sapo e shihnin dilnin për të parë duke menduar se vinte për to, pa e ditur që ai vinte për mua (qesh)”.
Artan Imami
Ai është pa diskutim një nga karakteret më interesante, të cilat meritojnë të vëzhgohen me hollësi. Artan Imami, aktori i njohur rrëfehu për “Gjimnazistët” bëmat e tij në gjimnaz... “Vitin e parë të gjimnazit unë isha i virgjër akoma dhe kisha në bankë një vajzë me një gjoks të mrekullueshëm. Ishte periudha kur filluam cigaren, dhe mbaj mend që kalonin vetëm 40% e klasës, të tjerët ishin ngelsa. Ishte mosha kur të gjithë kishim filluar të mendonim për seksin...”
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
16 Shtator 2014
Fier, pusi i naftës çliron gaz, largohen 15 familje, ndërpritet mësimi në shkollë
Aktivizimi i një pusi nafte në fshatin Verri të Fierit ka sjellë mjaft probleme për banorët e zonës, pasi çliron gaz. Mësohet se rreth 15 familje tqë zonës janë larguar, pasi rrezikojnë helmimin
KOMENTO
       Kosova
16 Shtator 2014
Deputeti i VV: Nuk mund të vendosë Serbia për fatin e Kosovës
Serbia duhet ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës, nuk duhet të vazhdojë të jetë pengesë e Republikës së Kosovës, pengesë e barazisë dhe bashkëjetesës përbrenda Kosovës, dhe nuk duhet të jetë pengesë që Kosova të jetë e barabartë me vendet tjera.
KOMENTO
       Rajoni
15 Shtator 2014
Greqi, Sondazh: SYRIZA kalon ”Demokracinë e re” për zgjedhjet parlamentare
Partia e majtë radikale greke, SYRIZA, kaloi për herë të parë partinë konservatore ”Demokracia e re” në sondazhet për zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që pjesa më e madhe e qytetarëve grekë shprehen se zgjedhjen e presidentit
KOMENTO (1)
       Bota
16 Shtator 2014
SHBA: Dhuna po rrezikon armëpushimin në Ukrainën lindore
Zyrtarët në qytetin ukrainas të Donetskut thonë se bombardimet kanë vrarë gjashtë njerëz dhe kanë plagosur 15 të tjerë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara thonë se armëpushimi mes qeverisë së Kievit dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia po "rrezikohet gjithnjë e më shumë".
KOMENTO
       Sport
15 Shtator 2014
Ancelotti: Casillas ėshtė kryesori, pėrfundon diskutimi!
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka bėrė tė qartė se Iker Casillas ėshtė portieri kryesor i tij kėtė edicion. Nė sezonin e kaluar, kapiteni ėshtė angazhuar nė Ligėn e Kampionėve dhe nė Kupėn e Mbretit, ndėrsa nė La Liga luante Diego Lopez

KOMENTO
       Kulture
16 Shtator 2014
Shatërvani, ministria rrëzon bashkinë e Durrësit
Ministria e Kulturës ka 'rrë zuar' dje vendimin e Bashkisë së Durrësit për heqjen nga qendra e qytetit të shatërvanit 84-vjeçar. Një projekt i miratuar për rehabilitimin e sheshit "Liria" parashikonte heqjen prej aty të objektit të 1930-ës, monument kulture. Por, meqenëse objekti si monument mbrohet nga shteti, miratimi për lëvizjen e tij duhet të jepet nga Ministria e Kulturës
KOMENTO (2)
       Metropol
16 Shtator 2014
“Selfie” i parë në botë shitet për 70 mijë paund -FOTO
Një autoportret marrë nga fotografi pionier Oscar Rjelander – besohet të jetë selfie i parë në botë –dhe është shitur në ankand për £ 70,000. Fotografia e rëndësishme, e cila daton që nga vitet 1850, bën që mania moderne e këtyre ditëve të ketë ekzistuar pothuajse 200 vjet më parë
KOMENTO
       Teknologji
16 Shtator 2014
Tani me WhatsApp mund të kryhen edhe telefonata
Shërbimi i ri që do të ofrojë aplikacioni Whats App do të jetë ai i telefonatave zanore, i cili erdhi në mënyrë të papritur për të gjithë nga krijuesit e çatit në Mobile World Congress në Barcelonë.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Veliaj nė “Njerėz nė Fokus”: Dorėhiqem nėse PD vėrteton akuzat se, dasma ime preku buxhetin
 
 
BALKANWEB.TV
Bushati e Hoxhaj nesėr nė Milano: Hapet konsullata, dhe pėr shqiptarėt nga Kosova
 
 
BALKANWEB.TV
Kamerat e sigurisė filmojnė njė fantazėm nė hyrje tė Dover Castle
 
 
BALKANWEB.TV
Fullani, lė qelinė e burgut, momenti kur hyn nė shtėpi
 
 
BALKANWEB.TV
Vogėlushja zhgėnjehet kur takon Obamėn: Prisja Beyoncé!
 
 
BALKANWEB.TV
Bota nė njė minute, fotot top te ditės
 
 
BALKANWEB.TV
Lindita Nikolla: Data 21 domethėnėse pėr Papėn, dita kur iu dorėzua Zotit
 
 
BALKANWEB.TV
Skandali i BSH, Arvizu takon Metėn: Ēėshtja po politizohet, pengon hetimin
 
 
BALKANWEB.TV
Fushė-Krujė, tritol automjetit tė kryetarit tė Bashkisė, Bardhi: S'kam hasmėri
 
 
BALKANWEB.TV
Irak, ja sulmi nga ajri i SHBA-vė ndaj terroristėve tė ISIS
 
 
BALKANWEB.TV
Vajza s’njeh babanė, traumatizohet kur e sheh me look tė ri
 
 
BALKANWEB.TV
Ulqin, akrobatėt shqiptar performojnė “Vallen e Tropojės”
 
 
BALKANWEB.TV
Ish-guvernatori Ardian Fullani, mbėrrin nė Apel kėrkon lirinė
 
 
BALKANWEB.TV
Macja e vogėl fle pėrqafuar me njė kukull pellushi
 
 
BALKANWEB.TV
Nis viti i ri shkollor, Rama dhe Nikolla urojnė nga Ismail Qemali
 
 
 
 
FOTOGALERI
Yjet me fundshpinėn mė tė bukur nė botė!
 
 
FOTOGALERI
I fejuari vdes njė muaj para dasmės, foto nėn ujė nė nder tė tij
 
 
FOTOGALERI
Sarah Marie Summer, vajza e “varur” nga zmadhimi i gjoksit
 
 
FOTOGALERI
Meksikė, mbėrrin uragani Odile, resortet mbushen me tė evakuuar
 
 
FOTOGALERI
Nė Brescia kunguj rekord, fiton ai me 700 kg
 
 
FOTOGALERI
Rihanna, cfarė teze simpatike
 
 
FOTOGALERI
Moana Pozzi, 20 vjet pa pornostarin mė te dashur tė Italisė
 
 
FOTOGALERI
Miley Cyrus, vė nė lojė Nicki Minaj
 
 
FOTOGALERI
Miss Italia 2014 ėshtė siciliania Clarissa Marchese
 
 
FOTOGALERI
Lady Gaga, me pizhame zbret nė Stamboll
 
 
FOTOGALERI
Austri, sipėrmarrėsi 81 vjeēar martohet me infermieren 24 vjec
 
 
FOTOGALERI
Ajay peshonte 152 kg, sot ėshtė njė pin-up e suksesshme
 
 
FOTOGALERI
Fotomontazhi, humor apo shpullė pėr drejtėsinė?!
 
 
FOTOGALERI
Ciklistet me zog jashtė
 
 
FOTOGALERI
Dasma e Canalis, Belen i vjedh skenėn nuses, kritika ne web
 
 
FOTOGALERI
Refiqja, vajza bukuroshe e kryeimamit tė Kosovės!
 
 
FOTOGALERI
Paul Walker, vajza poston foto kujtim me rastin e 41-vjetorit
 
 
FOTOGALERI
Rita Ora tregon gjoksin nė New York Fashion Week