BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Metropol
26 Maj 2013 - 07:50 | LAJME
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera
 
Dr. Flori: Rama tradhtoi idealistët e “21 janarit”, pse bëra këngë kundër tij
Nga: ERALDO REXHO
Dr. Flori: Rama tradhtoi idealistët e “21 janarit”, pse bëra këngë kundër tijTIRANE - Dr.Flori rrëfen në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare” arsyet që e shtynë të krijojë një këngë kundër Ramës, liderit për të cilin dikur lobonte. Si lindi “Zemërthyer”, me muzikë të Ermal Mamaqit dhe tekst të Dr.Florit? A ishte ai pjesëmarrës në mitingun e 21 janarit? Pse pikërisht tani kjo këngë? Sa e ka paguar Rama dhe pse u bë me Berishën? Përgjigjet për këto dhe të tjera pikëpyetje i gjeni në këtë rrëfim të gjatë të kantautorit, që duket se është shumë i zhgënjyer...
Sapo ke prezantuar këngën tënde më të re, që vjen si një revoltë personale ndaj liderit tek i cili besoje, Edi Rama... Si lindi “Zemërthyer”? Pse kjo kthesë në bindjet e tua?
Në momentin që ideali për të cilin kam kontribuar dhe sakrifikuar këto vite shkelet dhe përbuzet, unë nuk ndjej më pengesa për të ndjekur i lirë si çdo artist tjetër karrierën dhe qëllimet e mia, gjë që në ndryshim nga shumë kolegë të tjerë, kam refuzuar ta bëj për shumë vjet. Kënga është krijuar nga çdo gjë që ka ndodhur këto vite.
Pse erdhi pikërisht në kohë fushate dhe jo më herët kjo këngë?
Sepse ky ishte momenti i duhur për të dhënë këtë mesazh. Për të goditur duhet të gjesh kohën, kjo mendoj se ishte koha e përshtatshme për ta bërë këtë.
A ka dorë PD-ja në këtë këngë, sepse kështu po flitet?
Atyre që nuk kanë marrë pjesë në protestë dhe e mendojnë këtë u them se unë thashë vetëm të vërtetën. Nuk e bëra për të mirën e dikujt këtë. Ndërsa për pjesëmarrësit në mitingun e 21 janarit që mendojnë kështu, u them se ndryshe nga unë e shumë të tjerë nuk kanë dalë në protestë për idealin, por për pushtet, pasi nuk ka si të mos e shohin atë që po ndodh.
Përse t’u thye zemra, për çfarë arsyeje?
Pazari që u bë ishte zhgënjyes për të gjithë ne idealistët që dolëm më 21 janar... Ai na tradhtoi.
Çfarë e bën tradhtar Edi Ramën sipas teje? Kë tradhtoi ai?
Njerëzit që dolën në demonstratë e dinë shumë mirë se kundër kujt dolën dhe ajo që morën ishte një bashkim me ata, të cilët ne dolëm të kundërshtonim.
Si u ndjeve kur e dëgjove “Ku ka si Tirona” në hapjen e fushatës së Ramës në Tiranë?
Më erdhi për të qeshur, sepse për vetë drejtuesit e Partisë Socialiste ishte e papritur dhe pashë që iu doli pak situata jashtë kontrollit.
Kur ka qenë hera e fundit kur ke kontaktuar me Ramën?
Nuk e mbaj mend.
A je ndjerë ti i përdorur prej tij?
Më shumë se çdo gjë tjetër jam ndjerë i zhgënjyer nga Rama.
Ke pasur reagime nga PS, ose nga vetë lideri i opozitës pas publikimit të këngës?
Këtu nuk ka vend për reagime. Unë nuk shpifa gjë, nuk bëra asnjë montazh dhe nuk thashë asnjë gënjeshtër. Çdo fjalë e thënë në atë këngë është e vërteta.
Po çunat e “West Side Family” çfarë të kanë thënë?
Nuk kam folur ende me çunat, por ata janë miqtë e mi dhe jam i bindur që e kuptojnë më mirë se çdokush tjetër dhe që më mbështesin në këtë veprim...
Në një nga vargjet e këngës të shkruar prej teje ti thua “Dikush më tha rri urtë, thashë me mirë mos flas...”. Ç’keni dashur të thoni me këtë? Keni pasur kërcënime për të mos dalë kundra Ramës?
Në Shqipëri është e zakonshme që të të thonë “rri urtë, ç’të duhet ty”. Por ja që duhet ndonjëherë të tregosh guximin që disa njerëz nuk e kanë.
A ke qenë ti pjesëmarrës në protestën e 21 janarit? Pse dole në atë protestë? Kundër kujt po protestoje?
Sigurisht. Dola për të protestuar kundër padrejtësive, madje prezenca ime është e dokumentuar, më kanë kapur kamerat.
Ju jeni i zhgënjyer nga marrëveshja Rama-Meta... Dmth. jeni edhe kundër Metës, sepse në mos gaboj, keni kënduar në gëzimet e tij familjare?
Nuk kam asgjë me Ilir Metën, madje përkundrazi e vlerësoj si politikan. Sidoqoftë, unë nuk marr përsipër të komentoj ose të vlerësoj paktet që bëhen, por jam i lirë të them atë që ndjej kur ideali im përdhoset.
Si ka mundësi që nga kundërshtar i Sali Berishës, sot këndoni në fushatën e tij?
Nuk kam qenë dhe nuk jam kundërshtar i askujt. Angazhimi aktual vjen si pasojë e një marrëveshjeje financiare, asgjë më shumë.
Sa ju ka paguar Berisha?
Vota dhe rroga nuk tregohen...
Po Rama sa ju ka paguar për këngët e fushatës?
Për këngën “Tirona” nuk jam paguar asnjë lek, madje as lekët e realizimit të këngës nuk i pagoi Rama. Ndërsa për këngën e dytë “Çohu” kam pasur oferta tri herë më të mira, por përsëri ndoqa idealin tim.

Teksti i këngës “Zemërthyer”

Strofa 1
E nisa rrugën pastër
Me ideale të zjarrta
Duke ecur ëndrrat ishin
Ambiciet janë të qarta
Lëpijnë aty ku folën
Shkelën mbi parime
Këtu ka veç pazare, nuk ka më qëllime
Tradhtar në sy të njerëzve
Tradhtar përpara Zotit
Do korrni çfarë do mbillni
O tradhtar të lotit
Dikush më tha rri urtë
Thashë më mirë mos flas
Po pse dreqin të duroj
Kur shpirti po më plas

Refreni:
Zemërthyer kaloj
Dhe dhimbjen kam me vete
Ai që veten tradhtoi
Nuk ka më shpresë për nesër
Me fjalët e Zotit udh’toj
Ti mos e mbill të keqen
Ai që dje tradhtoi
Nesër do mbjelli gënjeshtrën

Strofa 2
Jam i papërfaqësuar
I parealizuar
Unë jam i tradhtuar
Jam i nënvlerësuar
Unë nuk jam pazar
E as matematikë
O politikë e ndyrë
Jam me gjak e jam me shpirt
E kur filloi për keq
Të shkoi deri në fund
Më mirë një fund me dhimbje
Sesa dhimbje pa fund
E shoh një dritë të vogël
Se më keq s’ka ku të shkojë
Vetëm me besim tek Zoti
Ky vend mund të shpëtojë

Refreni:
Zemërthyer kaloj
Dhe dhimbjen kam me vete
Ai që veten tradhtoi
Nuk ka më shpresë për nesër
Me fjalët e Zotit udhëtoj
Ti mos e mbill të keqen
Ai që dje tradhtoi
Nesër do mbjelli gënjeshtrën

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Artan, GREECE mė 27-05-2013 nė 13:13
ti na e vlereson Ilir Meten si politikan? di se cthua ti apo jo???? ketej te paskan tradhtuar se u bene me Ilirin.. pajtimi i Edit me ilir debilin duket absurde po nese sherben per shporrur salen mire se te vije...ti flori futi nje tralala per dashuricka e leri "idealet" ..

Dėrguar nga Petulla, Tirane mė 27-05-2013 nė 10:13
Dr. Flori mund te kete mbushur xhepin por e ka pare se ideali qe ndiqte nuk ishte ideal por lufte per nje karrige, e pa qe Rama lufton per vete dhe me pas ka thene do mbush dhe une xhepin se ska me ideale ne Shqiperi. Kshu do benin gjithe, por nese ka idealiste, ky pakt plehrash mes rames e metes nuk harrohet.

Dėrguar nga Gjyshi Vasil, Gjirokaster mė 27-05-2013 nė 09:43
Normale eshte per nje pabuks si puna e ketij tullacit. Vet e thot qe ka nje marrveshje financiare ne mes apo jo?

Dėrguar nga ILIRET, Albania mė 27-05-2013 nė 09:05
Se mė keq s’ka ku tė shkojė
Vetėm me besim tek Zoti
Ky vend mund tė shpėtojė
Po kush e beri kaq keq sa thua ti kete vend o Florian. Pastaj pse thua se je i paperfaqesur. Po e shef se tani po te perfaqeson ai, i cili beri qe " me keq s'ka ku te shkoje".
Terhiqe kengen sa nuk eshte vone. Ti do te pendohesh por atehere, ehe...

Dėrguar nga 123, tirane, albania mė 27-05-2013 nė 09:04
Te gjithe ata qe dolen kunder hajdutit ne 21 janar jane zhgenjyer.Rama na nxorri vetem per scoop.Na provokoi ne fillim na tha po na sulmon policia u gjakos njeri, kur kam pare filmimet doli qe ai njeri ishte lyer me boje nga erion veliaj shume dolen per lek si ai kreu i sindikatave e te tjeret per karrige si samir tahiri qe na bente thirrje te hiqnim gurret para piramides...nuk dale KURRE me per protesta te dhunshme per karrige te tjetrit ku rama me shoke fshihen ne lokal dhe provokonte policine

Dėrguar nga Dinastia Keta !!!!!, Bulqiz mė 27-05-2013 nė 08:56
O floro hajde nje her ktej na bulqiza bej nje kenge per kto vellezrit keta njeri kanditat per deputet tjetri shfrytzusi me i madh i minjerave tjetri drejtor i gjimnazit me sepat ne dor e dorez boksi! Tjetri drejtor i spitalit! Po ky pa dashje i futi nja dy plumba babes se vet ne kembe e ka lan sakakat! hajde o vlla se ke me fitu cmim me ket ose hajdeni bejeni nej film ka per te dal i pa pam rrespekte e dua komente per ket faleminderit kush e lexon.

Dėrguar nga Ben Imami Neritan Ceka, Vlor mė 27-05-2013 nė 08:29
O Flori po pate b*** beje dhe nje keng per kto dy luftetaret e 97 qe dogjen shqiperin njeri mbi tank Ben imami sot ku eshte? tjetri tu bo thirrje shpertheni depot kush eshte Neritani apo kto jan burra qe clirun shqiperin!!!!

Dėrguar nga Gjeneral Tullaci mė 27-05-2013 nė 04:36
Vallahi, s'po marr vesh c'po ndodh..po sido qe te jete po e tha Tullaci eshte e vertete.

Artistet dhe poetet jane me te rrezikshmit ne politike.. e dinte Plato dhe Shakespeare. Karagjozet ndjellin marrezira ne zemer... Lexoni poezite e Karaxhicit perpara pushtimit te Bosnjes. (Po po .. ishte poet komandant-gjenocidi)

Dėrguar nga Taraki, Suedi mė 26-05-2013 nė 22:34
Une nuk e kam njohur kete Dr Florin por me kete kenge jam adhurues i tij,pse? Sepse ka thene te VERTETEN dhe vetem te VERTETEN kuj ti pelqeje le ti pelqeje eshte njeri i drejte,kujt mos ti pelqeje mos ti pelqeje, i shtremberti nuk behet i drejte.

Dėrguar nga TARAKI, Suedi mė 26-05-2013 nė 22:32
Ju thoni; ai e vrau, ky se vrau,pse nuk u fol per ate, perse u fol per kete?! Shkurt e shqip,kur e con vicin te kasapi me duart e tu,per cfare e con? Per vizit e per ti blere ilace?! Edi Rama ka mbledhur njerez mish per top dhe vazhdon ti mbledhe, vetem per karrige dhe nuk dote njofe progreset qe vendi ka bere sic beri Artan Lame ne Opinion qe ja nxori Fevzos zorret e barkur haha, dhe per ti dhene Shqiperise njoll te zeze sepse pak kishim nga 45 vjet, me cadra para kryeministrise duke paguar
 Vazhdimi komenteve: 1   2   3   4  
       Shqiperia
16 Prill 2014
Reshjet e shiut, përmbyten rrugët kryesore në Berat
Reshjet e shiut, që kanë rënë gjatë mesditës së sotme, kanë përmbytur rrugët kryesore të qytetit të Beratit, duke krijuar kaos dhe probleme jo vetëm në qarkullimin e automjeteve por edhe të kalimtarëve
KOMENTO
       Kosova
16 Prill 2014
Visar Arifaj, politikani më i pasur në Kosovë, me mbi 1 miliard euro!
Kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, zyrtarisht është politikani më i pasur në Kosovë. Sipas formularëve të publikuar sot nga Agjencia Kundër Korrupsion, Arifaj ka pasuri prej mbi një miliard euro. Saktësisht: 1,000,189,088.02 euro.
KOMENTO (3)
       Rajoni
16 Prill 2014
Nga sot, zyrtarisht 2 deputetė shqiptarė nė Kuvendin e Serbisė
Sot ne Beograd ėshtė bėrė konsituimi i Parlamentit tė ri tė Serbisė, pas zgjedhjeve parlamentre tė 16 marsit ku bindshėm fitoi progresisti Aleksander Vucic
KOMENTO
       Bota
16 Prill 2014
Ukrainë, grupet e armatosura proruse urdhërohen për të hapur zjarr
Grupet e armatosura proruse në lindje të Ukrainës kanë marrë urdhërin për të qëlluar me armë drejt ushtarëve ukrainas, njoftuan sot shërbimet ukrainase të sigurisë (SBU)
KOMENTO
       Sport
16 Prill 2014
Januzaj, zvogëlohen shanset për kombëtaren
Adnan Januzaj në gjurmët e David Bekam. Mesfushori me origjinë shqiptare, që po rezulton një nga surprizat e pakta të sezonit katastrofik të Mançester Junajtid, po ndjek rrugën e ish-lojtarit të djajve të kuq
KOMENTO
       Kulture
16 Prill 2014
Godinat “jam mė e mira’ tendenca e vendeve ish-komuniste- FOTO
Cfarė tendence tek vendet ish-komuniste. Tė ndėrtosh pallate me arkitekturė tė vecantė, duke dalė nga arkitektura tradicionale dhe origjinale e shpirtit tė vendit ku bėn pjesė
KOMENTO
       Metropol
16 Prill 2014
Sondazhi ‘Shefen do e dëshironit?’: Femër!
Në temën e sondazhit në agjencinë e lajmeve onlinë, BalkanWeb, “Shefin do e dëshironit, femër apo mashkull”, rezultati i votave ditën e parë të publikuar ka qenë kokë më kokë
KOMENTO
       Teknologji
16 Prill 2014
Keni rrudha poshtë syve? Bustinat e çajit bëjnë "mrekulli”
Jeni të shqetësuar nga rrudhat poshtë syve? Nuk dini çfarë të bëni për t’i zhdukur ato? Provoni bustinat e çajit, kryesisht ato të kamomilit
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
15-vjetori i eksodit kosovar
 
 
BALKANWEB.TV
Aksident tragjik nė aksin rrugor Levan-Tepelenė, 3 tė vdekur, 5 tė plagosur
 
 
BALKANWEB.TV
Pranverė?! Bora 'mbulon' jugun e veriun, probleme nė qarkullim
 
 
BALKANWEB.TV
Akuzat e opozitės, Celibashi: Nuk ka fakte. Strazimiri: Kemi prova tė paligjshmėrisė
 
 
BALKANWEB.TV
Gjosha: Shpresojmė tė kalojmė njė nivel tjetėr integrimi nė qershor
 
 
BALKANWEB.TV
PD denoncon tre emėrime tė tjera: Ja si funksionin “rilindja” nė Korēė
 
 
BALKANWEB.TV
Moti pėr sot, 16 prill
 
 
BALKANWEB.TV
Tiranė, pronari shet apartamentin, 2 vajza bllokohen nė katin e 4
 
 
BALKANWEB.TV
Bota nė njė minutė, fotot top tė ditės
 
 
BALKANWEB.TV
“Kapriēot” e motit, reshje tė dendura bore nė Pukė
 
 
BALKANWEB.TV
Zgjidhet kreu i Qendrės sė Kinematografisė, Butka: Buxheti i shpenzuar
 
 
BALKANWEB.TV
Noka: Baza e Gjadrit u pėrdor pėr drogė. Tahiri: Janė pėrralla
 
 
BALKANWEB.TV
Akuzat ndaj FA pėr trafik droge, Degjonaj: Po njolloset emri i ushtarakut
 
 
BALKANWEB.TV
Njihuni me burrin qė ka 39 gra dhe 127 fėmijė
 
 
BALKANWEB.TV
Meta dhe Veliaj tek fasonėt: Inkurajojmė shtimin e vendeve tė punės
 
 
 
 
FOTOGALERI
Doni tė tėrhiqni vėmendjen, blini njė ēantė me ngjyrė neoni
 
 
FOTOGALERI
50 vite martesė, ciftet ende tė dashuruar
 
 
FOTOGALERI
Kate me fustan tė verdhė nė Australi: William tha se dukem si banane
 
 
FOTOGALERI
Kujtesė! Eksodi i mijėra familjeve kosovare nė vitin 1999
 
 
FOTOGALERI
Londėr, berberi: Mos bėni si Kim Jong Un, flokėt jua rregullojmė ne
 
 
FOTOGALERI
Godinat “jam mė e mira’ tendenca e vendeve ish-komuniste
 
 
FOTOGALERI
Angela Merkel me look tė tmerrshėm
 
 
FOTOGALERI
Monica Belluci: Bėj hipnozė, cfarė eksperience e ēmendur!
 
 
FOTOGALERI
Heidi Klum topless nė plazh me tė dashurin 28-vjeēar
 
 
FOTOGALERI
Zoe dhe Jasper miq tė pandashėm, jeta nė simbiozė e njė fėmijė dhe njė qeni
 
 
FOTOGALERI
Aksident tragjik nė aksin rrugor Levan-Tepelenė, 3 tė vdekur, 5 tė plagosur
 
 
FOTOGALERI
Robert Pattinson dhe Julianne Moore, seks tė shfrenuar nė limuzinė
 
 
FOTOGALERI
Natyra nė kėmbėt tuaja
 
 
FOTOGALERI
10 sportistėt mė tė preferuar nga femrat
 
 
FOTOGALERI
Pamje mahnitėse tė artit nė 3D
 
 
FOTOGALERI
Kėmba e luaneshės hahet nga bualli, ja pamjet tronditėse
 
 
FOTOGALERI
Koreja e Jugut, mbytet trageti me 480 pasagjerė, 2 tė vdekur, 300 tė zhdukur
 
 
FOTOGALERI
Brazil, qyteti i binjakėve, ku mjeku i Hitlerit bėri testime