BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Metropol
06 Korrik 2013 - 17:31 | LAJME
TRANSLATE
 
Eli Fara bëhet ‘tapë’
Nga: ERALDO REXHO
Eli Fara bëhet ‘tapë’Vetëm sa për në klip, sepse kur vjen puna tek jeta reale ajo di ta kontrollojë shumë mirë veten... Kur e kupton që e ka tepruar me alkoolin, nuk flet fare. Madje çfarë bën, shkon për të fjetur. Por kënga e saj e re, do të na dehë të gjithëve. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, ylli i muzikës sonë rrëfen detaje nga projekti i ri me titullin “Dënglat”, që ka premisa për t’u shndërruar në një hit veror, si dhe zbulon se çfarë do të ketë pas tij... Ajo na tregon sakaq se i pëlqen të mos bëjë plane. “Më mirë sot për nesër”, thotë Eli, ndërsa ndan me ne edhe disa sekrete të vogla për dukjen e saj, që megjithë vitet që kalojnë, vazhdon të ruajë të njëjtin shkëlqim.
Eli, vjen së fundmi me një këngë dhe me një klip të ri nën titullin “Dënglat”… Me kë ke bashkëpunuar?
Kjo këngë vjen në vazhdimësi të bashkëpunimit me kompozitorin Adrian Hila, i cili kohët e fundit zbuloi, le të themi diçka ndryshe në karakterin tim si këngëtare, gjë për të cilën e falenderoj shumë sepse unë kisha nevojë për një ndryshim, për një tjetër gjini... Ka kaluar kaq kohë dhe u desh Adi Hila që ta zbulonte këtë gjë tek unë. Nisur nga suksesi i dy këngëve të fundit, që u shndërruan në hite, vijuam punën edhe për këtë projekt. Meqenëse kënga është me ritëm dhe në fabulën e saj trajtohet një natë vere, menduam të realizonim një klip të bukur... Teksti është shkruar nga Pirro Çako. Unë e kërkova bashkëpunimin me Pirron, sepse më pëlqejnë gjetjet që bën ai në fjalë, kjo varet shumë edhe nga shijet dhe nga gustot që ke. Mua më pëlqen mënyra se si i përdor fjalët, ndoshta edhe ngaqë merremi vesh mirë bashkë, pasi ai e kupton atë çfarë dua unë. Duke parë që kuptohemi me njëri-tjetrin, puna bëhet më e lehtë dhe shumë më e bukur, duke nxjerrë më të mirën nga bashkëpunimi.
Do më tregosh ndonjë prapaskenë interesante nga xhirimet e videoklipit?
Sigurisht që nisur nga fabula e këngës ndërtuam një skenar bashkë me produksionin që punoi videoklipin. Gjëja më e rëndësishme ajo është, skenari, regjia dhe mënyra se si e koncepton atë që do të bësh. Në këtë klip të ri, risi është deti, sepse unë nuk kam pasur asnjëherë videoklipe vere, pasi baladat i përshtaten më shumë stinës së dimrit. Unë dal me një ‘look’ tjetër, me lëvizje të tjera, e veçantë më duket se është edhe ajo pjesa e lojës në rërë, ku unë bëhem tapë, e ku sigurisht duhet që të isha edhe pak aktore dhe ta përjetoja atë që po këndoja. Jam shumë e kënaqur nga puna që është bërë. Duke parë edhe çfarë lëviz në treg, si në këngë ashtu edhe në klipe, më vjen mirë që kam bërë diçka ndryshe. Diçka të pastër, klas, qytetare, njerëzore.
A je bërë ndonjëherë tapë në jetën reale?
Po, patjetër. Kush nuk është bërë?
Çfarë bën kur je e dehur?
Shkoj të fle. Më urgjencë madje. Nëse e ndjej veten tapë nuk flas fare, i kam frenat e forta. Shkoj fle, merrem me veten time.
Ndërkohë ‘dënglat e tua’, është fraza që dominon në këngë? Të ka bërë ndonjë njeri dëngla?
Më pëlqen shumë kur më bëjnë dëngla (qesh).
Të pëlqen edhe të bësh ama?
(qesh) Po edhe të bëj. Ky njeriu që bën dëngla, duhet të flirtojë edhe me të tjerë që të të bëjë dëngla ty dhe besoj se këto janë gjëra që ndodhin në jetën e të gjithëve, puna është që ne t’i marrim pozitivisht të gjitha gjërat që na ndodhin, sepse është më mirë për të gjithë. Është një lojë në tekst bazuar në dëngla, që është e këndshme, nuk është duf.
Ndërkohë pas kësaj kënge do të vijë një tjetër krijim në bashkëpunim me grupin rom ‘Mangavatu’, me të cilin këndove superhitin “Romale”...
Po, është e vërtetë. Do të vijë menjëherë kënga tjetër, besoj se nuk do të zgjasë shumë, sepse kënga është gati dhe ndoshta javën tjetër do të realizojmë klipin. Ndonjëherë nuk është mirë që të dalin dy kënga njëra pas tjetrës, po duke qenë se nuk janë fare të ngjashme me njëra-tjetrën, s’besoj se do jetë problem. Gjithsecila ka bukurinë e vet. Mendoj që ta nxjerr shpejt, duke qenë se edhe ajo është këngë mjaft ritmike dhe argëtuese gjithashtu, këngë vere me pak fjalë.
Ndërkohë vera si do të jetë?
Vera do të jetë si këngët e mia (qesh).
Do të ketë pushime, apo vetëm punë?
Nuk e kam të planifikuar në fakt. Do ketë edhe punë edhe pushime, i bëj gjërat si të më vijnë, sepse këto kohë iu kushtova totalisht këngëve dhe klipeve dhe nuk bëra plane për këtë verë. Po është më mirë sot për nesër, sesa kur bën plane afatgjata.
Ndërkohë ti vazhdon të dukesh shkëlqyeshëm... Çfarë bën ti Eli?
Vazhdoj të ndihem mirë me veten.
Vetë kujdesesh?
Po, vetë. Këtë verë në fakt, u kujtova pak vonë, duhet të kisha nisur më herët, por sidoqoftë bëra disa seanca trajtimi me baltë për trupin, meqë kjo është stina që del në plazh dhe duhet të ndihesh më mirë. Nuk jam sistematike në fakt, po kur ma jep truri i kushtohem kësaj pjese. Besoj se pak not, pak ecje tani në verë të bëjnë të ndihesh mirë. Sa për fytyrën zgjedh ushqime të mbushura me vitamina, përdor kremra, maska. Flokëve ua kam ndryshuar ngjyrën, më pëlqen që i kam bërë kafe, dukem më bukur edhe me ngjyrën e trupit.
Ndërkohë udhëtimet në diasporë vazhdojnë, për koncerte e dasma?
Po, po, si gjithmonë. Kam koncerte në Kosovë, Maqedoni, ndoshta do të shkoj edhe në Amerikë nga gushti.
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
25 Tetor 2014
Ndėrtoi pallat pa leje, arrestohet biznesmeni nė Tiranė
Njė tjetėr biznesmen arrestohet nė Tiranė pėr ndėrtim pa leje. Komisariati 6 i kryeqytetit ka vene ne pranga Dritan Mollen, I cili ndėrtoi pa leje njė pallat 8-katėsh nė rrugėn Aleksandri i Madh. Ndėrkaq arrestime janė bėrė edhe pėr abuzimet me energjinė elektrike.

KOMENTO (1)
       Kosova
25 Tetor 2014
Kovacic: Jahjaga ende s’e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Beograd
Kryetari i Grupit të Komisionit Trelateral të Serbisë, Jovan Kovacic, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve BETA se disa liderë të rajonit tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim.
KOMENTO
       Rajoni
25 Tetor 2014
Greqi, përmbytje të mëdha prekin kryeqytetin dhe periferitë
Më shumë se 600 thirrje telefonike janë bërë në shërbimin zjarrfikës deri orët e para të mbrëmjes së të premtes për përballimin e pasojave të përmbytjeve nga shtrëngatat e shiut në Atikë
KOMENTO
       Bota
26 Tetor 2014
Kerry i kërkoi Moskës të respektojë plotësisht marrëveshjen me Kievin
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i kërkoi Moskës të aplikojë plotësisht marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë, gjatë një bisede me homologun e tij rus, Serguei Lavrov, raportoi sot departamenti i Shtetit.

KOMENTO
       Sport
25 Tetor 2014
Ramos: Barca nuk na bënte ballë
Sergio Ramos mendon se Real Madridi e dominoi rrjedhën e ndeshjes në ‘el Clasicon’ e të shtunës kundër Barcelonës. Los Blancos fituan me rezultat 3-1 në Santiago Bernabeu dhe përveç lojtarëve madrilenë, edhe ata katalunas e kanë pranuar se kampioni evropian e meritoi fitoren.

KOMENTO
       Kulture
25 Tetor 2014
Christian Bale në rolin e Steve Jobs?!
Skenaristi Aaron Sorkin pati njoftuar para disa vitesh se ka në plan të bëjë një film biografik mbi jetën e shefit ekzekutiv të Apple-it, Steve Jobs. Ai zbuloi dje disa detaje mbi këtë film, si dhe aktorin që do të luajë rolin e gjigantit të teknologjisë.
KOMENTO
       Metropol
26 Tetor 2014
Dhuratë 4 kg ar nëse udhëton me autobus
Si pjesë e fushatës me rastin e festimit të transportit publik, autoritetet në Dubai kanë përgatitur shpërblime të majme, për të nxitur njerëzit që të përdorin sa më shumë këtë lloj transporti.

KOMENTO
       Teknologji
25 Tetor 2014
Pas deformimit, iPhone 6 merr flakė
Shumica nga ju mund tė keni dėgjuar raste tė deformimit tė iPhone 6 kur gjendet nė xhepin e pėrdoruesve. Ankesat mė tė fundit pėr kėtė telefon inteligjent lidhen me rėnien e ngjyrės sė tij.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Gėzimi i fėmijėve kur takohen me macen qė u kishte humbur
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Nė krye tė BSH-sė mund tė jetė njė femėr. Profili pėrshtatet me Rudina Seserin
 
 
BALKANWEB.TV
Ministrja Nikolla poston video: Ja e vėrteta qė UEFA e pa, por s'e respektoi. Shpėrndajeni!
 
 
BALKANWEB.TV
Lezhė, 3 persona tė maskuar grabisin njė banesė, pronarja: Mė terrorizuan me armė
 
 
BALKANWEB.TV
Moti pėr sot 25 tetor
 
 
BALKANWEB.TV
Qeni i i tėrheq fillin e bikinit padrones sė tij, ja videoja mė e klikuar nė YouTube
 
 
BALKANWEB.TV
PD, Duma: Nė protestė kundėr rritjes sė ēmimit tė dritave, tė ngrihemi e t'i ndalim
 
 
BALKANWEB.TV
Michel Platini ėshtė personi mė negative nė sport
 
 
BALKANWEB.TV
Bruksel, Basha takon homologėt nė PPE: Rrėshqitja nga standardet, alarm pėr KE
 
 
BALKANWEB.TV
PD: INUK bandė zuzarėsh qė ėshtė kthyer nė zar tė Ramės
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Fitorja e asaj nate mė e madhe se 3 pikė. UEFA minus tė madh vetes para racizmit
 
 
BALKANWEB.TV
Shqipėria humb 3 pikė, politika dėnon vendimin, AK thirrje pėr protestė
 
 
BALKANWEB.TV
Studentėt e Inxhinierisė nė protestė, kundėr rritjes sė tarifės e mesatares sė Masterit
 
 
BALKANWEB.TV
UEFA: Shqipėria humb 3-0 nė tavolinė ndeshjen me Serbinė, FSHF 100 mijė € gjobė
 
 
BALKANWEB.TV
Zhvesh gruan nudo dhe e detyron tė ec nėpėr fshat
 
 
 
 
FOTOGALERI
Amfiteatri i Durrėsit mbushet me vasha e dafina, pritje organizohet nga Zonja e Parė
 
 
FOTOGALERI
Ēizmet e shkurtra tė pėrshtatshme pėr vjeshtė dhe dimėr
 
 
FOTOGALERI
Vildane Zeneli me tė brendshme seksi nė Instagram
 
 
FOTOGALERI
Iran, ekzekutohet me varje njė vajze 26 vjecare, dyshohet pėr vrasjen e njė agjenti
 
 
FOTOGALERI
Tė dielėn ndryshon ora, do flini njė orė mė shumė
 
 
FOTOGALERI
2-vjeēarja kineze ēdo ditė tetori me kostum tė ndryshėm
 
 
FOTOGALERI
E mrekullueshmja, Gisele Bundchen
 
 
FOTOGALERI
Fytyrat e shėmtuara tė vajzave qė pinė duhan
 
 
FOTOGALERI
Kevin Costner, magjeps nė moshėn 59-vjecare
 
 
FOTOGALERI
Horror nė Raqqa, kufomat me koka tė prera dergjen rrugėve
 
 
FOTOGALERI
Herolind Shala tjetėr gol, feston si shqiponjė
 
 
FOTOGALERI
Enca: Zhveshja ime i pėrshtatet muzikės qė bėj
 
 
FOTOGALERI
Prishtinė, “Plisat” protestojė kundėr vendimit tė UEFA-s
 
 
FOTOGALERI
Hackerat shqiptarė lėshojnė Dronin nė faqen e Qeverisė Serbe
 
 
FOTOGALERI
Bleona me Porsche prej ‘ari’
 
 
FOTOGALERI
Njihuni me qytetin fantazmė!
 
 
FOTOGALERI
Kur Tulisa tė hipėn mbi shpinė
 
 
FOTOGALERI
Ish Miss Univerisi 67 vjeēe dhe duket si 20