BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Metropol
19 Shkurt 2014 - 15:10 | LAJME
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera
 
Kastriot Tusha: Dueti me Elin, sa për 4 akte opera
Kastriot Tusha: Dueti me Elin, sa për 4 akte operaTIRANE-Kastriot Tusha, zëri i kri staltë i muzikës lirike, rrëfen në këtë intervistë bashkëpunimin me këngëtaren Eli Fara, që përveçse një kolege e dashur, është edhe një mike shumë e mirë për të. Në rreshtat që do të pasojnë, tenori i mirënjohur tregon në detaje prapaskenat e këtij dueti, që po rezulton shumë i suksesshëm.
Si lindi ky bashkëpunim me Eli Farën?
Së bashku me Elin kemi pasur shumë aktivitete dhe kemi bërë edhe një duet shumë vite më parë. Na kishte ngelur si merak që të realizonim një material të bukur. Gjatë periudhës së fundvitit ndodhi të ishim bashkë në disa aktivitete jashtë vendit. Aty vendosëm të bëjmë një material muzikor, me rastin e Shën Valentinit.
Si ishte për ju kjo eksperiencë?
Ishte një eksperiencë e mrekullueshme. Unë ndoshta jam pak pjesë e një fushe tjetër, por ishte vërtet privilegj të punoje me Elin. Kënga zgjat 3 minuta e gjysmë, por për mua ai tri minutësh është sa për 4 akte opera. Kjo do të thotë se është mjaft e vështirë të realizosh siç duhet një material, në të gjitha aspektet. Por me Elin në krah gjërat bëheshin më të lehta. Unë e pata drejtoreshë artistike në çdo aspekt.
Është i vështirë bashkëpunimi midis një tenori dhe një këngëtareje të muzikës së lehtë?
Është një fakt interesant që duhet ndarë me publikun. Kjo këngë ka për kompozitorë Elin dhe Kastriotin. Por më shumë Elin, pasi i ka rënë më shumë të këndojë në strofë. Kemi marrë një tonalitet të përbashkët ku na shkojnë zërat. Është pak e vështirë të kombinohen e të harmonizohen, sepse Eli është mezosoprano, sipas ndarjeve që ne bëjmë. Në këtë rast Eli është mezosoprano e mirë, e ngrohtë, por që shkon në tonalitetet e 'altit', të zërit të poshtëm të femrave. Kjo është një dhunti, një talent i dhuruar nga Zoti dhe nga nëna. Morëm një tonalitet të përbashkët dhe i thashë Elit "dil si të të lindë ty në zemër". U përpoqëm që të ishim sa më të natyrshëm e aspak të sforcuar. Në refren unë bëra pak kompromis dhe dola në 'gjysmë-falset', si zë i dytë, sepse zëri i parë ishte i Elit. Tingëlloi bukur dhe në momentin që zërat u harmonizuan, thamë se kënga u krijua.
Po me tekstin, a u përshtatët lehtë?
Me atë tekst jemi vonuar tri javë, sa erdhi një pikë që unë u mërzita shumë. Por Eli është shumë e ëmbël e të ndihmon (qesh). Edhe në videoklip unë isha gjithmonë i vonuar, dhe Eli më tërhiqte zvarrë. Eli është profesioniste, punon shumë.
Si ishin për ju, xhirimet e videoklipit? Për meshkujt është më e lehtë, se nuk kanë nevojë t'i përkushtohen aq shumë 'look'-ut, apo jo? Me thënë të drejtën, për meshkujt është pak më e lehtë. Po tani ka meshkuj që janë bërë më keq se femrat dhe nuk ka perëndi t'i rregullojë (qesh). Kjo varet nga mashkulli. Unë e kisha akoma më të lehtë, sepse e dija çfarë do të vishja.
Me çfarë matet suksesi i një kënge? A ndikojnë klikimet në internet?
Nuk kam një eksperiencë të madhe në ndjekjen e suksesit të këngës, por di që të paktën 10 herë në ditë e sheh mamaja ime (qesh). Ka pasur vërtet jehonë. Kam marrë komplimente këtu, por edhe nga jashtë vendit. Mund të them se unë dhe Eli këtë këngë e kemi bërë nga pasioni dhe dashuria për të nxjerrë diçka të bukur, por edhe me sigurinë që ne të dy nuk gabojmë. Dikush në akademi më tha: "Profesor, sa shumë klikime keni marrë për dy ditë!". Më erdhi mirë në fakt, megjithëse unë nuk merrem shumë me këto klikimet.
Me Elin Farën, përveçse kolegë, jeni edhe miq?
Jemi miq të vjetër. Me thënë të drejtën, zërin e Elit unë e kam adhuruar gjithmonë. Është një këngëtare shumë dimensionale. Mundësinë për të bërë një bashkëpunim unë e prita me shumë kënaqësi. Megjithëse ndjeva pak lodhje për shkak të orareve të gjata që më prishën të gjitha ritmet e mia, ia vlejti, sepse rezultati ishte i mrekullueshëm.
Bashkëpunimet i keni pasur të shumta. Ju pëlqen kjo formë e prezantimit në publik?
Po, është e vërtetë. Kam bashkëpunuar me Vikena Kamenicën, Manjola Nallbanin, Ledina Çelon, Shkëlzen Jetishin e shumë artistë të tjerë. Por ky ishte bashkëpunimi më i arrirë, pasi të tjerët kanë qenë më së shumti në formën e koncertit. 

eli fara

Eli Fara: Nuk janë klikimet matëse të suksesit, kënga që jeton në vite është arritje
Atë e duan të gjithë, të rinj e të vjetër, modernë e tradicionalë. Ka diçka tek Eli Fara që të bën gjithmonë për vete. Jo më kot është një ndër emrat më të spikatur në skenën muzikore shqiptare prej vitesh. Intervista e sotme, sjell të rejat e saj në muzikë... "Nga dashuria" është titulli i këngës që e rikthehu pas 18 vitesh në një bashkëpunim me Kastriot Tushën.

Eli, Kastrioti na tregoi se ky nuk është bashkëpunimi juaj i parë...
Po, ne kemi realizuar një këngë më përpara. Unë e kam ftuar Kastriotin të bëhej pjesë e një albumi me serenata korçare, që e kam quajtur "Nostalgji". Ishte një këngë shumë e bukur dhe së bashku me profesorin tim Josif Minga menduam që Kastrioti na duhej për këtë këngë. Mirëpo kjo ka qenë në vitin '96. Pas kaq vitesh ne menduam sërish të bënim diçka tjetër. Vendosëm ta publikonim për Shën Valentin, sepse siç e kam thënë edhe më parë, stina e dimrit është stina e baladave, e këngëve intime dhe shpirtërore.
Si ishte ky bashkëpunim?
Është kënaqësi të bashkëpunosh me Kastriotin, sepse është një nga zërat më të mirë të vendit, tenori më i mirë në Shqipëri, me një zë kristal. Është i këndshëm edhe si person, edhe si shok, por sigurisht edhe si artist.
Sa e lodhshme ka qenë periudha e punës, për të arritur në rezultatin final, që kemi sot?
Unë e shijoj periudhën kur krijoj diçka. Është gjëja më e bukur që përjetoj nga të gjitha aktivitetet e tjera të fushës sime. Nuk më mërzit asgjë, sepse shijoj çdo detaj, çdo gjë të bukur.
Kush e ka shkruar tekstin e këngës?
Për mua teksti është kryesori. Fjala është ajo që vendos vulën. Zgjodhëm Rozana Radin për tekstin. Gjatë punës me Rozin përpiqeshim që të gjenim më të mirën, unë edhe përpiqesha ta përpunoja vetë. Qëllimi ishte që ta ndjeja, bashkë me muzikën. Më në fund ia arritëm të gjenim njëra-tjetrën. Edhe tekstshkruesi duhet të kuptojë atë çfarë këngëtari kërkon, duke iu përshtatur natyrës së tij. Rozana vuajti pak me mua por e gjeti, dhe e gjeti shumë bukur.
Si po pritet kënga?
Po pritet mjaft mirë. Komentet kanë qenë të pafundme. Për hir të së vërtetës, mund të them se komentet kanë qenë më të shumta se çdo herë tjetër. Ndoshta njerëzve u kishte munguar kjo lloj gjinie, kjo lloj kënge shpirtërore. Është një këngë që nuk të lodh edhe po ta dëgjosh shumë herë. Për mua ky quhet sukses!
A është kjo një mënyrë matjeje e suksesit, pasi kohët e fundit janë bërë shumë të rëndësishme edhe klikimet?
Mund të them që nuk varet shumë nga klikimet, sepse mund të kesh miliona klikime për dy muaj, por ajo këngë harrohet shpejt. Nga ana tjetër, mund të ndodhë që kënga të mos ketë aq shumë klikime por ama këndohet nga të gjithë. Për mua, sukses do të thotë që të gjithë ta kërkojnë këngën.
Po për 'look'-un tuaj në videoklip, çfarë komentesh keni marrë? Ju kanë pëlqyer me flokët kaçurrela?
Kam marrë shumë komplimente për kaçurrelat. Çuditërisht publiku paska harruar që unë flokët origjinale i kam kaçurrela (qesh). Në fakt u bë një kohë e gjatë që po i mbaj të shtrira dhe njerëzit e kanë harruar pamjen e dikurshme. Tani u ktheva në origjinë. Ndonjëherë një ndryshim i vogël bën diferencën. Mendoj që kujdesi për veten dhe për imazhin është një nga pikat kryesore që të bëjnë të ecësh. Unë mundohem që të më shkojnë ato që bëj dhe të mos dal jashtë vetes. Në këtë videoklip të fundit unë doja që të dilte gjithçka perfekte dhe besoj se u arrit. Ngaqë më pa mua shumë kërkuese, Kastrioti ishte pak më rehat. Për veshjet e mia kujdeset stilisti Ardi Asllani.

(a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) 
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
20 Prill 2014
Tiranė, besimtarėt katolikė dhe ortodoksė kremtojnė Pashkėt
Nė tė gjithė vendin besimtarėt ortodoksė dhe katolikė kremtuan Pashkėn. Nė orėt e vona tė sė shtunės deri pas mesnate, besimtarėt ortodoksė nė Tiranė u mblodhėn nė Katedralen Ngjallja.
KOMENTO
       Kosova
19 Prill 2014
Ukrainë, grupi “Druzina” kërcënon Kosovën- VIDEO
Grupi “Druzina” nga Odese e Ukrainës dërgon mesazhe kërcënuese për Kosovën
KOMENTO (8)
       Rajoni
19 Prill 2014
Patriarku serb, Irinej: Kosova nuk mund të jetë jashtë Serbisë
Kreu i Kishës Ortodokse serbe, patriarku serb, Irinej, ka theksuar se Kosova kurrë nuk mund të jetë jashtë Serbisë. Teksa është shprehur për gazetën serbe “Novosti”, ai shpreson se qeveria serbe nuk do të heqë dorë nga “krahina jugore”
KOMENTO (16)
       Bota
20 Prill 2014
SHBA, Kerry kërkon aplikimin e menjëhershëm të marrëveshjes së Gjenevës
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, vendi i të cilit është shumë skeptik për sa i përket qëllimeve të Moskës, kërkoi dje, gjatë një takimi me homologun e tij rus, respektimin e plotë të marrëveshjes së Gjenevës për Ukrainën.
KOMENTO
       Sport
19 Prill 2014
Vllaznia fundos krutanėt dhe “fluturon” drejt mbijetesės
“Poker” golash pėr tri pikė tė arta mbijetese. Ky ėshtė produkti i Vllaznisė nė transfertėn krutane, nė ndeshjen hapėse tė javės sė 29-tė tė Superiores
KOMENTO (1)
       Kulture
19 Prill 2014
Aurel Plasari: Si e shpëtova Gabriel Garcia Marquez-in nga censura
Rreth 32 vite më parë, i ra në dorë "Kronika e një vdekjeje të paralajmëruar". Atë kohë, rreth të 20-ave, prof. Aurel Plasari u befasua nga Gabriel Garcia Marquez
KOMENTO
       Metropol
19 Prill 2014
Abramovich feston Pashkët në Izrael, merr me qira të gjithë resortin - FOTO
Pronari i Chelsea-t, Roman Abramovich ka zgjedhur të kalojë pushimet e Pashkëve në Izrael, bashkë me familjen e tij
KOMENTO
       Teknologji
19 Prill 2014
Dieta amerikane, shumė proteina dhe aktivitet fizik
Ushqimet e pasura me proteina nė kombinim me aktivitet fizik janė dėshmuar tė shkėlqyeshme pėr djegien e shtresave dhjamore
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Durrės, babai i dy fėmijėve hidhet nga trageti, kapiteni i Porteve Hysni Aruēi: Vijojnė kėrkimet
 
 
BALKANWEB.TV
Akuzat pėr trafik droge nė ushtri, PS-LSI kėrkesė pėr Komision Hetimor
 
 
BALKANWEB.TV
Kushi: Sinjale pozitive nga BSH, ka nisur trendi pozitiv i ekonomisė
 
 
BALKANWEB.TV
UGSH takim me ministrin Beqaj, Ēipa: Tė shihet me pėrparėsi kurimi i gazetares Irena Vreto
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Dyshja Rama-Meta, sulm tė ri ndaj Presidentit pėr tė ruajtur pasuritė e tyre
 
 
BALKANWEB.TV
Shpėrthimi nė komisariatin e Fushė-Krujės, nė pranga 3 persona, 2 nė kėrkim
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Dėnojmė kėrcėnimin ndaj gazetarit qė publikoi mekanizmin e drogės
 
 
BALKANWEB.TV
Janullatos: Kjo ditė tė na fuqizojė besimin reciprok
 
 
BALKANWEB.TV
Imzot Rrok Mirdita uron besimtarėt: Festojmė fitoren e Zotit
 
 
BALKANWEB.TV
Kriza nė Greqi, emigrantėt shqiptare zgjedhin autobusėt
 
 
BALKANWEB.TV
Moti pėr sot, 19 prill
 
 
BALKANWEB.TV
Mbrėmja e Maturės, 18-vjeēari fton nė kėrcim Miss SHBA-nė, pezullohet nga shkolla
 
 
BALKANWEB.TV
SHBA, flokė nė kanaēe, pėr tullacėt
 
 
BALKANWEB.TV
Macchia, macja qė hap derėn
 
 
BALKANWEB.TV
Zall-Herr, Kodheli drekon me Forcat Speciale
 
 
 
 
FOTOGALERI
Abramovich feston Pashkėt nė Izrael, merr me qira tė gjithė resortin luksoz
 
 
FOTOGALERI
Pashkėt, shumėllojshmėria e ngjyrave qė zbukurojnė vezėt
 
 
FOTOGALERI
Bleona Qereti, sėrish njė show pėr gay-t
 
 
FOTOGALERI
Ēiljeta bėhet bionde
 
 
FOTOGALERI
Melita Toniolo, bikini hot dhe njė tatuazh tė ri
 
 
FOTOGALERI
Tom Cruise sėrish i dashuruar me njė aktore
 
 
FOTOGALERI
Dafina Zeqiri zbulon fotot e klipit tė ri
 
 
FOTOGALERI
Modelja kolumbiane: Kam lindur pėr tė pozuar
 
 
FOTOGALERI
Festa e Pashkėve, e Premtja e Zezė nė mbarė botėn
 
 
FOTOGALERI
Tendencė, kėpucėt e sheshta pushtojnė pasarelat
 
 
FOTOGALERI
Dukesha Kate e shkathėt, me taka tė larta “piloton” avionin
 
 
FOTOGALERI
Skoci, gjurmė tė Nessie-t, pėrbindėshi ujor “kapet” pėr herė tė parė
 
 
FOTOGALERI
Kulti i kėnaqėsisė nė Kinėn antike
 
 
FOTOGALERI
Shqiptarja e “Playboy” u bėn “selfie” tė pasmeve
 
 
FOTOGALERI
Vildane Zeneli dhe Angela Martini, vajzat qė joshin
 
 
FOTOGALERI
Dasma e blinduar e Ristanit
 
 
FOTOGALERI
Bashkė nė ekran, miq nė jetė