BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Metropol
19 Maj 2013 - 16:05 | LAJME
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera
 
Klajda Gjosha: Martohem në gusht, rrëfej dashurinë time 15-vjeçare
Klajda Gjosha: Martohem në gusht, rrëfej dashurinë time 15-vjeçareTIRANE - Klajda Gjosha, në një rrëfim jashtë politikës. Pasionet dhe dashuria e numrit dy të Lëvizjes Socialiste për Integrim në listën e Tiranës. Si nisi rrugëtimi në politikë dhe cilët ishin njerëzit që e përkrahën. Përgjegjësitë dhe dasma që pritet të mbahet në gusht... Klajda, në një intervistë të sinqertë për të ardhmen dhe të tashmen...
Për të gjithë ata që s’ju njohin, kush është Klajda Gjosha?
Unë jam një vajzë që vij nga një familje e thjeshtë shqiptare, rritur me shumë dashuri dhe sakrifica. Kam mbaruar studimet ne Britaninë e Madhe për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, më pas kam marrë dhe titullin Master në Studime Europiane. Kthimi im në Shqipëri ka marrë një kuptim të veçantë në këto momente që kam mundësi të kontribuoj në të ardhmen e vendit tim.
Si ka nisur rrugëtimi juaj në politikë?
Në fakt, prezantimi im në skenën politike nuk është aspak një rastësi, pasi unë jam angazhuar në LSI që nga viti 2008 dhe detyrat politike kanë ardhur gradualisht pas një angazhimi tepër aktiv gjatë këtyre viteve. Njohja e mirë që unë kisha krijuar me strukturat politike të LSI, marrëdhëniet e mira me kolegët, përkushtimi im dhe patjetër mbështetja e madhe nga lideri, Z.Meta, janë faktorë të rëndësishëm të zgjedhjes sime në krye të Forumit te Gruas dhe më pas si nënkryetare e LSI.
Cilët kanë qenë njerëzit që ju kanë përkrahur?
Fillimisht kam pasur dy përkrahje shumë të mëdha Z. Meta dhe Znj. Kryemadhi, më pas marrëdhëniet u krijuan shumë të ngushta me gjithë strukturat e LSI.
Të qenit e dyta në listën e Tiranës, çfarë rëndësie ka për ju?
Të qënit kandidatura e dytë për Tiranën ka jo vetëm rëndësi të veçantë, por edhe përgjegjësi shumë të madhe ndaj besimit dhe votës së qytetarëve. Sfida më e madhe është të përfaqësosh denjësisht qytetarët në Parlamentin shqiptar, të bëhesh zëri i tyre dhe mbi të gjitha të sjellësh ndryshimin.
Ndërkohë Klajda jashtë politikës, çfarë pasionesh dhe dëshirash ka?
Më pëlqen shumë të shkruaj, pavarësisht se hapësira kohore është tepër e limituar si pasojë e një angazhimi tepër aktiv në politikë. Pasioni im tjetër tashmë është shumë i njohur për publikun, gatimi. Është një pasion, të cilin arrij ta shpalos vetëm ditëve të diela, që më pëlqen të qëndroj në shtëpi bashkë me të fejuarin tim.
Nëse do të ktheheshim pas në kohë, si do ta kujtoni fëmijërinë tuaj?
Kam pasur një fëmijëri të qetë dhe shumë të lidhur me familjen time. Gjithmonë kam qënë shumë e matur dhe të gjithë më thoshin se dukesha shumë e rritur si në mendime, ashtu edhe në pamje. Kam qënë gjithmonë e rrethuar nga miq, të cilët i kujtoj shpesh me shumë mall.
Po adoleshencën?
Adoleshenca ime është e ndarë mes dy skajesh në Shqipëri dhe në Britaninë e Madhe. Në pjesën e parë mund t’ju them se është pjesa më e bukur e jetës sime, nga e cila kam njohur partnerin tim, por edhe pjesën më të madhe të miqve të mi. Etapa e dytë e adoleshencës ka qënë pak e vështirë për mua, pasi u largova e vetme nga Shqipëria për të vazhduar 2 vitet e fundit të shkollës së mesme në Britani. Nuk ishte një adoleshencë si e moshatarëve të mi, pasi mua m’u desh shumë kohë të ambientohesha me vendin, traditën dhe kulturën e tyre, por mbi të gjitha m’u desh shumë kohë të krijoja rrethin tim shoqëror, pasi një pjesë të mirë të kohës përveç studimit, unë ia kam kushtuar edhe punës.
Prej sa kohësh je e dashuruar?
Jam shumë e dashuruar, tashmë që prej 15 vitesh, kur ne ishim në një moshe fare të re.
Si jeni njohur?
Jemi njohur në Shkollën e Mesme “Ismail Qemali”. Fatmirësisht ishim në një klasë. Gjithçka nisi nga një miqësi shumë e fortë që ne kishim me njëri-tjetrin.
Si do ta përshkruanit partnerin tuaj?
Është tepër i qetë, me shumë vullnet dhe mbi të gjitha shumë tolerant. Në këto momente të karrierës sime është mbështetja më e madhe që unë kam.
Kemi marrë vesh që keni plane për martesë. Kur mendoni t’i vini në zbatim?
Tashmë kemi vendosur edhe datën e martesës, që do jetë 31 gushti i këtij viti.
Si e imagjinoni dasmën tuaj? Tradicionale apo moderne?
E imagjinoj një dasmë të madhe, me të gjithë njerëzit më të dashur për ne. Dasma do të jetë moderne, por pa humbur traditën.
Klajda si zonjë shtëpie, di të gatuajë, të merret me punë?
Patjetër që po. Qëndrimi në një vend të huaj dhe vetëm më ka bërë që të jem një amvisë e mirë.
Pjata që keni si specialitet...
Mish qingji me patate në furrë.
Sa fëmijë dëshironi të keni?
Do doja të kisha 2 fëmijë, mundësisht 2 vajza.
Sa kohë ju merr kujdesi për pamjen e jashtme dhe sa shpenzoni?
T’ju them të drejtën, duke qenë se tashmë kam një kohë të gjatë që më duhet të kujdesem për pamjen e jashtme, kam mësuar të jem shumë e shpejtë, sepse e njoh mirë stilin që duhet të mbaj. Përsa i përket shpenzimit, mundohem të jem e drejtë me të ardhurat e mia, por pa lënë asnjëherë mungesa në garderobën time. 

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
19 Prill 2014
Pas ndarjes, 26-vjeçari “terrorizon” me SMS prindërit e së dashurës
“Ej, e di sa do vuani ju. Ç’keni për të heq ju të fortët me mua. Beni këshu se do ta dëgjoni krismën. Unë po vij dhe vajzën s’e shikoni më. Do ta rrëmbejnë”. Një 26-vjeçar nuk e ka duruar ndarjen nga e dashura e tij minorene, me të cilën ishte njohur në Facebook dhe ka kërcënuar me SMS prindërit e saj
KOMENTO
       Kosova
19 Prill 2014
Një vit nga marrëveshja Kosovë-Serbi
Marrëveshja është nënshkruar më 19 prill, 2013, në Bruksel, nga kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, me ndërmejtësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton
KOMENTO
       Rajoni
19 Prill 2014
Patriarku serb, Irinej: Kosova nuk mund të jetë jashtë Serbisë
Kreu i Kishës Ortodokse serbe, patriarku serb, Irinej, ka theksuar se Kosova kurrë nuk mund të jetë jashtë Serbisë. Teksa është shprehur për gazetën serbe “Novosti”, ai shpreson se qeveria serbe nuk do të heqë dorë nga “krahina jugore”
KOMENTO (6)
       Bota
19 Prill 2014
Papa Françesku kremton të Premten e Zezë në Romë
Papa Françesku ka kremtuar të Premten e Zezë në Romë, ku në qendër të lutjeve ishin të varfërit dhe të braktisurit. Ceremonia solemne shënoi përkujtimin e të krishterëve për kryqëzimin e Krishtit
KOMENTO
       Sport
18 Prill 2014
Ndërron jetë sulmuesi i West Ham United
Ndërron jetë në një moshë fare të re sulmuesi i West Ham United. Bëhet fjalë për Dylan Tombides, i cili ishte diagnostikuar me sëmundjen e kancerit
KOMENTO
       Kulture
19 Prill 2014
Aurel Plasari: Si e shpëtova Gabriel Garcia Marquez-in nga censura
Rreth 32 vite më parë, i ra në dorë "Kronika e një vdekjeje të paralajmëruar". Atë kohë, rreth të 20-ave, prof. Aurel Plasari u befasua nga Gabriel Garcia Marquez
KOMENTO
       Metropol
19 Prill 2014
'Big Brother', Jona puthet me Visarin, pendohet e qan vetëm
Jona është shumë e shqetësuar, për shkak se ka puthur Visarin. Ajo i shpjegon Matildës se si ndodhi. Matilda i rrëfen se e kishin parë edhe banorë të tjerë, duke e bërë Jonën të shqetësohet edhe më shumë
KOMENTO
       Teknologji
19 Prill 2014
Zuckerberg: Whatsapp nuk do të mbyllet
Krijimi i Mark Zuckerberg-ut, pak javë më parë, kishte njoftuar mbylljen e chat-it të Facebook-ut, në favor të një platforme të re, të quajtur “Messenger App”
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Durrės, babai i dy fėmijėve hidhet nga trageti, kapiteni i Porteve Hysni Aruēi: Vijojnė kėrkimet
 
 
BALKANWEB.TV
Akuzat pėr trafik droge nė ushtri, PS-LSI kėrkesė pėr Komision Hetimor
 
 
BALKANWEB.TV
Kushi: Sinjale pozitive nga BSH, ka nisur trendi pozitiv i ekonomisė
 
 
BALKANWEB.TV
UGSH takim me ministrin Beqaj, Ēipa: Tė shihet me pėrparėsi kurimi i gazetares Irena Vreto
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Dyshja Rama-Meta, sulm tė ri ndaj Presidentit pėr tė ruajtur pasuritė e tyre
 
 
BALKANWEB.TV
Shpėrthimi nė komisariatin e Fushė-Krujės, nė pranga 3 persona, 2 nė kėrkim
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Dėnojmė kėrcėnimin ndaj gazetarit qė publikoi mekanizmin e drogės
 
 
BALKANWEB.TV
Janullatos: Kjo ditė tė na fuqizojė besimin reciprok
 
 
BALKANWEB.TV
Imzot Rrok Mirdita uron besimtarėt: Festojmė fitoren e Zotit
 
 
BALKANWEB.TV
Kriza nė Greqi, emigrantėt shqiptare zgjedhin autobusėt
 
 
BALKANWEB.TV
Moti pėr sot, 19 prill
 
 
BALKANWEB.TV
Mbrėmja e Maturės, 18-vjeēari fton nė kėrcim Miss SHBA-nė, pezullohet nga shkolla
 
 
BALKANWEB.TV
SHBA, flokė nė kanaēe, pėr tullacėt
 
 
BALKANWEB.TV
Macchia, macja qė hap derėn
 
 
BALKANWEB.TV
Zall-Herr, Kodheli drekon me Forcat Speciale
 
 
 
 
FOTOGALERI
Modelja kolumbiane: Kam lindur pėr tė pozuar
 
 
FOTOGALERI
Festa e Pashkėve, e Premtja e Zezė nė mbarė botėn
 
 
FOTOGALERI
Tendencė, kėpucėt e sheshta pushtojnė pasarelat
 
 
FOTOGALERI
Dukesha Kate e shkathėt, me taka tė larta “piloton” avionin
 
 
FOTOGALERI
Skoci, gjurmė tė Nessie-t, pėrbindėshi ujor “kapet” pėr herė tė parė
 
 
FOTOGALERI
Kulti i kėnaqėsisė nė Kinėn antike
 
 
FOTOGALERI
Shqiptarja e “Playboy” u bėn “selfie” tė pasmeve
 
 
FOTOGALERI
Vildane Zeneli dhe Angela Martini, vajzat qė joshin
 
 
FOTOGALERI
Dasma e blinduar e Ristanit
 
 
FOTOGALERI
Bashkė nė ekran, miq nė jetė
 
 
FOTOGALERI
Flokėt e grave afrikane bėhen me lesh dhie, gjalp dhe baltė
 
 
FOTOGALERI
Fotot surrealiste tė Robert Jahns
 
 
FOTOGALERI
Tendencat e vjeshtė dimėr 2015
 
 
FOTOGALERI
Nuanca blu tek sytė, tendenca e yjeve
 
 
FOTOGALERI
Ndėrron jetė sulmuesi i West Ham United
 
 
FOTOGALERI
Modelja shqipatare, Ēunmulaj me ēorape tė grisura
 
 
FOTOGALERI
Kėmishė e bardhe dhe pantallona tė zeza pėr ēdo rast