BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Metropol
14 Shtator 2013 - 08:05 | LAJME
TRANSLATE
 
Mat, Osmane Shahini, burrnesha që kalon ditët në lulishte
Nga: Enver Doçi
Mat, Osmane Shahini, burrnesha që kalon ditët në lulishteMAT- Që kur mbushi 14 vjeç, ende pa lënë lojërat, vendosi të bëhej burrneshë dhe u rreshtua përkrah shokëve e vëllait të saj. Kjo është historia e Osmane Shahinit, sot 83 vjeçe, nga fshati Bejnë i Matit, e cila prej 69 vitesh ka jetuar si burrë. Shqipëria ka histori të veçanta në lidhje me femrat të cilat vendosin që në moshë të vogël për t'u bërë burrnesha. Ndoshta sot është penduar për atë vendim që mori kur ishte vetëm 14 vjeçe, - të mos martohej kurrë, - pasi tani ndodhet fare e vetme, e braktisur nga të gjithë dhe jeton në lulishten e Burrelit. 

Ky njeri me gjini femërore, por me zakone dhe sjellje burrërore, që në moshën e re u është shtruar punëve të rënda përkrah burrave. Gjysmë shekulli më parë, zgjedhja për t'u bërë burrneshë konsiderohej sakrificë e madhe nga e gjithë shoqëria. Ndërsa sot, Osmane Shahini ka mbetur krejtësisht e braktisur dhe askush s'e ka marrë si sakrificë zgjedhjen e saj. Në një ligj të pashkruar, i zbatuar sidomos në veri, aty ku ka jetuar edhe 83- vjeçarja, thuhet se shtëpia e prindërve apo tokat, ndahen në mënyrë të barabartë mes vëllezërve, ndërsa motra, vajza, është e përjashtuar automatikisht nga trashëgimia. 

Por për shkak se Osmane Shahini 'ndërroi' gjininë e saj duke u bërë burrneshë, i takonte të merrte pjesën e saj. Për këtë arsye, vëllai e saj nuk i ka folur më dhe nuk e ka pranuar si familjare. Në këtë moshë të thyer, pa mundur të kujdeset për shtëpinë e rrënuar dhe tokat, 83- vjeçarja është larguar nga fshati ku punoi një jetë të tërë, për t'u strehuar në një azil. Ajo ka plotësuar dokumentet për të jetuar në azilin e kryeqytetit, por nuk e kanë pranuar. Megjithëse ka punuar për 15 vjet në thellësi të nëntokës si minatore në zonën e Martaneshit, ajo është harruar edhe nga strukturat shtetërore. Të folurit pak, duket se është një nga zakonet që i ka mbetur nga të qenit burrë për 69 vjet. Por me aq pak fjalë, Osmane Shahini tregon në një intervistë për "Gazetën Shqiptare" jetën e saj. 

Osmane, pse rri në lulishte?
 
Rri këtu se nuk kam ku rri. S'kam njerëz. 
Nga cili fshat je?
 
Jam nga fshati Bejnë i Matit. 
Ke qenë e martuar? 
Jo, asnjëherë nuk jam martuar. Jam bërë burrneshë që kur mbusha 14 vjeç dhe vendosa të mos martohem. Jam vënë përkrah burrave dhe kam punuar si ata. 
Ke kërkuar mbështetje apo strehim nga shteti? 
Që vitin e kaluar, në korrik, kam bërë letrat për azil, por nuk më pranuan. M'i çuan për në Shkodër. Unë aty nuk doja dhe nuk pranova të shkoja. 
Po ku do flesh sonte? 
Sonte këtu, nesër dhe më vonë... Që në korrik të vitit të kaluar jetoj kështu, rri rrugëve, pa bukë. Edhe për festa. Njerëzit festojnë Bajramin, ndërsa unë s'kam bukë për të ngrënë. Jam e sëmurë me diabet e gjëra të tjera, po as ilaçe nuk marr. Ka një vit që rri rrugëve. 
Ku të rri?! Po më parë, ku ke qëndruar? 
Kam qenë në punë. Kam punuar në minierë që në 1970-ën. Punoja brenda në galeri. Në Batër kam punuar 15 vjet, një mijë metra nën tokë, me inxhinierë. Rrija 8 orë me këmbët në ujë brenda në galeri. 
Nuk ke familjarë, vëllezër e motra? 
Kam vetëm një vëlla, por nuk flas me të, nuk më duan. 
Po tani, çfarë kërkon? 
Unë dua të shkoj në azil në Tiranë. Të mos rri më në lulishte. Dua të më pranojnë atje.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga radhimjoti, vlore mė 14-09-2013 nė 12:28
Moj burrneshe akoma se paske mesuar qe ndim socjale marrin vetem ata qe mashtrojn.

Dėrguar nga per burrneshen, barcelona mė 14-09-2013 nė 11:55
Mir se eshte lesbi po ka dhe por*****
Pse nuk iken ne shkoder kjo

Dėrguar nga Rilind mė 14-09-2013 nė 09:25
E paske nje vend. Shko ne Shkoder.
       Shqiperia
24 Tetor 2014
PD: INUK bandë zuzarësh që është kthyer në zar të Ramës
Në një dalje publike para mediave, deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja akuzoi qeverinë Rama për prishjet selektive të objekteve pa leje.
KOMENTO
       Kosova
24 Tetor 2014
Mblidhet LDK-ja, pritet prishja e koalicionit me Vetëvendosjen?!
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe disa minuta pritet të filloj mbledhjen për të diskutuar rreth krizës politike në vend.
KOMENTO
       Rajoni
24 Tetor 2014
Fyle në Beograd: BE kërkon të normalizoni marrëdhëniet me Kosovën
Komisioneri i zgjerimit të BE-së në largim Stefan Fyle tha sot në Beograd se Bashkimi Evropian nuk po kërkon që Serbia të njohë Kosovën dhe shtoi se ishte i kënaqur me reformat në Serbi
KOMENTO
       Bota
24 Tetor 2014
BE: 1.26 miliard dollarë për Ebolën
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord, sot, që të rrisin ndihmat për të luftuar virusin vdekjeprurës Ebola në Afrikën Perëndimore. Ata janë pajtuar që shuma e ndihmave të rritet për 1.26 miliard dollarë.


KOMENTO
       Sport
24 Tetor 2014
Rama: Serbët do i presim në Shkodër, behuni gati 20 mijë zemra Kuq e Zi
Gjatë daljes së tij publike para gazetarëve, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se stadiumi i ri i Shkodrës do të jetë gati më datën 11 tetor 2015, datë e cila përkon me inaugurimin e stadiumit “Elbasan Arena”.
KOMENTO (2)
       Kulture
24 Tetor 2014
Maks Velo: Partia e futi artin në shëllirën ideologjike
Në kohët kur në kor thirrej "Në një dorë kazmën, në një dorë pushkën", "Rroftë PPSH" a "Partia mbi të gjitha", as arti nuk mundi të heshtte. Në mure shkollash, institucionesh, godinash, nëpër rrugica e rrugë, në ekranin e të vetmit televizion (zëdhënës) prej partisë, mesazhet përçoheshin drejt popullit, me kazmë, pushkë, drapër, miniera, fabrika, me inxhinierë, me traktorë, me shtylla tensioni, me grushte e oxhaqe të ngritur lart
KOMENTO
       Metropol
24 Tetor 2014
Shqiptarėt ‘pushtojnė’ e UEFA-n: I thatė ‘Po’ racizmit, turp pėr ju!
Vendimi i UEFA pėr tė penalizuar Shqipėrinė nuk ėshtė mirėpritur nga shqiptarėt tė cilėt kanė shpėrthyer nė sharje nė rrjetet sociale. Pėrvec profileve personale, shqiptarėt janė dyndur nė faqen zyrtare tė UEFA nė Facebook ku mijėra e mijėra komente shkruajnė shprehjen ‘UefaSayYesRacism’
KOMENTO
       Teknologji
24 Tetor 2014
Me një MasterCard përfitohet WiFi falas në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar
Kompania e kartave të kreditit dhe shërbimeve të pagesave, MasterCard ka nënshkruar një marrëveshje me firmën britanike të shpërndarjes së internetit, The Cloud për dhënien e wifi falas në qindra vende publike në Mbretërinë e Bashkuar.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Shqipėria humb 3 pikė, politika dėnon vendimin, AK thirrje pėr protestė
 
 
BALKANWEB.TV
Studentėt e Inxhinierisė nė protestė, kundėr rritjes sė tarifės e mesatares sė Masterit
 
 
BALKANWEB.TV
UEFA: Shqipėria humb 3-0 nė tavolinė ndeshjen me Serbinė, FSHF 100 mijė € gjobė
 
 
BALKANWEB.TV
Zhvesh gruan nudo dhe e detyron tė ec nėpėr fshat
 
 
BALKANWEB.TV
FSHF: Vendimi UEFA i padrejtė, vijojmė luftėn. avokati: Praktikisht Serbia s’ėshtė dėnuar
 
 
BALKANWEB.TV
Bojkoti, Basha: Kemi propozuar marrėveshje me garanci ndėkombėtare
 
 
BALKANWEB.TV
Kuvendi shkarkon me votim tė fshehtė Cefėn dhe Lelēajn nga KLD
 
 
BALKANWEB.TV
Prokuroria merr tė pandehur Kristaq Gervenin, mbajti gradėn qė nuk i takonte
 
 
BALKANWEB.TV
Prodhuesit e bukės: Proteinat nuk janė problemi i vetėm, Unioni veproi si monopol
 
 
BALKANWEB.TV
BIRN: Fazllic 1 mln $ 'investim' pėr PD, ua vodhi amerikanėve nė kėmbim tė njė kontrate biznesi
 
 
BALKANWEB.TV
AMA, Peza: Nesėr mblidhemi pėr kryetarin e ri, opozita tė vijė pėr dėgjesat
 
 
BALKANWEB.TV
Trami, Bozdo: Rama tė japė ‘ok’, tė mos e bllokojė pėr interesa politike
 
 
BALKANWEB.TV
Ish i pėrndjekuri urinon mbi varrin e Enver Hoxhės
 
 
BALKANWEB.TV
Femrat shqiptare jetojnė 4.3 vite mė shumė se burrat
 
 
BALKANWEB.TV
Britani e Madhe, kamioni merr zvarrė makinėn
 
 
 
 
FOTOGALERI
Ish Miss Univerisi 67 vjeēe dhe duket si 20
 
 
FOTOGALERI
Vendimi i UEFA, ironizohet keqazi Platini
 
 
FOTOGALERI
Mė nė fund Kate Middleton-it i duket barku
 
 
FOTOGALERI
Scarlett Johansson fotot nudo qė iu grabitėn nė celular
 
 
FOTOGALERI
Shtėpia mė e vogėl nė botė, 340 mijė euro pėr 17 m²
 
 
FOTOGALERI
Si i ati dhe i biri, ja ngjashmėria e yjeve
 
 
FOTOGALERI
Ēmend motra e Kim, ēfarė bukuroshe!
 
 
FOTOGALERI
Kur qeni bėhet njė jastėk perfekt pėr macet
 
 
FOTOGALERI
Zhvishet sulltanesha Hyrrem!
 
 
FOTOGALERI
Nė Romė, sfilata e parė pėr martesat gay
 
 
FOTOGALERI
Nė fushė me njė kembė, sfida e Francescos, rasti i pare nė njė kampionat pėr te rinj
 
 
FOTOGALERI
Lauren Goodger, njė belfie pėr fansat nė Instagram
 
 
FOTOGALERI
Megan Gale, nje mami seksi, topless pėr Who
 
 
FOTOGALERI
Jenifer Lopez, ndez publikun nė Vankuver
 
 
FOTOGALERI
Fustanet mė tė vaēanta tė Oscar de la Renta
 
 
FOTOGALERI
Arti kalon masėn, kur statujat janė titanike
 
 
FOTOGALERI
Kelly Brook, dymbėdhjetė muaj prej super seksi
 
 
FOTOGALERI
Body Worlds, cikli i jetės, ekspozita qe tregon sekretet e trupit te njeriut