BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Metropol
22 Qershor 2011 - 09:50 | LAJME
TRANSLATE
 
Qytetet më të bukura për muajin e mjaltit
Qytetet më të bukura për muajin e mjaltitTIRANE- Në vend të pushimit në oazat ekzotike apo në det, shumë çifte të sapomartuara vendosin që muajin e mjaltit ta kalojnë në ndonjë qytet të njohur, pasi duan që momentet e përbashkëta t'ia kushtojnë zbulimit të trashëgimisë kulturore, kuzhinës së atij vendi, apo jetës së natës. Njëra ndër revistat më të specializuara dhe më me ndikim në këtë fushë "Destination Weddings & Honeymoons" ka botuar listën e vendqëndrimeve më të bukura evropiane për çiftet e sapomartuara.

BARCELONA-METROPOLI I ARKITEKTURËS MODERNE

Besoni se dashuria vjen nga barku dhe se udhëtimin e martesës dëshironi ta kujtoni për argëtimin e mrekullueshëm natën, atëherë Barcelona është vend adekuat për ju. Atë që nuk guxoni assesi ta lëshoni janë "tapasët", shujtat e vogla apo "kafshatat", si karkalecat në salcë të hudhrave, pjesë të oktopodit në skarë apo pjesë të prera hollë të proshutës. Natyrisht, të përcjella me një gotë të mbushur me verën e kuqe të njohur spanjolle.
Disa nga "tapas" baret më të mira gjenden në kuartetin Gotik, Barri Gotic, ndërsa para darkës dhe turneut të paharrueshëm nëpër klubet e natës vizitën e kësaj pjese romantike më së miri është ta filloni me shëtitjen rreth katedrales mesjetare. Përveç ushqimit, argëtimit dhe antikitetit, Barcelona është e njohur edhe si arkitektura moderne në të cilën disa nga veprat e tij më të rëndësishme i ka "lënë" Antonio Gaudi. Të sapomartuarit kurrsesi nuk duhet që të anashkalojnë Guel parkun dhe katedralen kurrë ta papërfunduar, Sagrada Familia.

PARISI-SIMBOLI I BUKURISË
Nuk është sekret se ky qytet romantik tërheq të dashuruar nga të gjitha vendet e botës. Edhe pse mund të tingëllojë "mërzitshëm" dhe shumë turistike, nëse vendosni që muajin e mjaltit ta kaloni në Paris, partnerin tuaj gjithsesi dërgojeni në Kullën e Eiffelit. Shikimi në qytet dhe në lumin Seina me siguri se do të mbetet në kujtim deri në fund të jetës. Çiftet e dashuruara gjatë vizitës në Paris nuk guxojnë që mos të shëtisin në parkun Luxembourg në bregun e majtë të Seinas, kopshti i parë publik i zbukuruar me një kështjellë për nënën e mbretit, Maria Medicin. Duke pasur parasysh traditën e njohur franceze të kuzhinës, është e tepërt të përsëritet që këtu vijnë edhe gurmanët më të mëdhenj, të cilët dëshirojnë të shijojnë ushqime të shijshme si dhe adhuruesit e verës, e cila sipas mendimit të shumicës është më e mirë në botë.

FIRENCJA-VENDI I TRASHËGIMISË KULTURORE ITALIANE
Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me qytetin, që përveç njërës ndër kuzhinat në kualitative në botë dhe verës shumë të njohur, këtu është e vendosur gjysma e trashëgimisë kulturore italiane, dëshmon se ky vend do të zgjojë të gjitha shqisat tuaja. Vendi i renesancës, të dashuruarit do t'i tërheq me rrugët e tij romantike, sheshet dhe parqet madhështore të cilët për shkak të klimës së lagësht është e nevojshme t'i shmangni verës.
Me katedralen Duomo dhe njërën ndër galeritë më të pasura në botë sipas vlerave të veprave artistike, Uffizit, Davidit të Michelangelos dhe urës Ponte Vecchio, vizitorët mund të kënaqen edhe në mjedisin e bukur dhe jetën e natës nëpër klube, pub-e dhe koktej bare.

EDINBURGH- VENDI I FANTAZIVE DHE ËNDËRRIMEVE
Duke ditur se në të ka jetuar po eti skocez, Robert Burns, i njohur si pionieri i romantizmit, nuk çudit fakti se Edinburgh, qyteti që është në listën e UNESCO-s të trashëgimisë botërore, përshkruhet si vend i vërtetë për çiftet që dëshirojnë fantazitë dhe ëndërrimet. Pjesa më e veçantë është ajo e qytetit të vjetër, rruga "Royal Mile", e cila shtrihet përgjatë kështjellës së Edinburghut, rezidenca skoceze e familjes mbretërore britanike "Palace of Holyroodhouse".
Vetëm monumentet historike, shitoret, kafenetë, pubet dhe restorantet në "Royal Mile" do të mund t'ju argëtonin më shumë se një javë. Këtu mund të mësoni edhe shumë për trashëgiminë e letërsisë skoceze, e cila që nga tregimet e lashta dhe legjendat shtrihet deri sot. Por, fytyrën e vërtetë të Edinburghut më së miri e tregojnë festivalet e tij, sikur festivali i Fringet i dedikuar për të gjitha format e artit. Nuk duhet shkuar larg qendrës së qytetit që të zbuloni bukuritë natyrore të Skocisë, pasi që këtu është "Holyrood Park" dhe nuk të habitë e dhëna se shumica e britanikëve në hulumtimin e zhvilluar së fundi thanë se para vdekjes gjithqysh dëshirojnë ta vizitojnë pikërisht Edinburghun.

PRAGA-"BUKUROSHJA E ZGJUAR"

Edhe pse për shkak të komunizmit ky qytet është konsideruar si "bukurosh ja e fjetur" e Evropës së mesme, Praga është "zgjuar" papritmas në shekullin 21 dhe është i gatshëm për vizitorë të ndryshëm. Pjesët më të vjetra të ruajtura të këtij qyteti datojnë nga shekulli 12, ndërsa rrugët e ngushta, kështjellat mesjetare dhe kishat e panumërta ju thërrasin për vizitë. A mund të mendoni mënyrë më të mirë se sa të shëtisni në këtë vend të kapur për dore me partnerin e zgjedhur. Aty është edhe ura e Karlit, në të cilin puthja garanton dashurinë e përjetshme, pastaj sheshet e mrekullueshme, kështjella mbretërore dhe shtëpia e Presidentit. Përveç artdashësve, të cilët në rrugët e këtij qyteti kërkojnë gjurmët e Kafkës apo Kischas, Pragën e pëlqejnë edhe adhuruesit e birrës, por edhe ata të klubeve të shumta dhe cilësore të muzikës jazz.
(s.g/GSH/balkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
26 Korrik 2014
SHBA, NSA ka përgjuar në 2009-n Berishën dhe Thaçin
Agjencia e Sigurisë Kombëtare amerikane (NSA) ka përgjuar ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Biblioteka dixhitale “Kriptom”, e cila merret me zbulimin e dokumenteve konfidenciale bën të ditur se NSA në vitin 2009 kishte përgjuar edhe liderët shtetërorë të Ballkanit
KOMENTO
       Kosova
26 Korrik 2014
Presidenca reagon ndaj kritikave: Jahjaga ndikohet vetëm nga Kushtetuta
Presidenca e Kosovës ka reaguar pas kritikave të Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt për presidenten Ahtifete Jahjaga. Sipas liderit të LDK-së Isa Mustafa, Jahjaga po lejon rrezikimin e demokracisë duke mos vepruar përballë zhvillimeve në vend
KOMENTO
       Rajoni
25 Korrik 2014
Maqedoni, Mogherini: Italia rëndësi integrimit të Ballkanit Perëndimor
Italia, që ka presidencën e radhës të BE-së, parapëlqen të flasë më shumë për integrimin e Ballkanit Perëndimor sesa për zgjerimin e këtij të fundit në union, deklaroi ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini
KOMENTO
       Bota
26 Korrik 2014
Izrael-Gaza, mbi 1000 palestinezë të vrarë
Banorët në Gaza po përdorin një armëpushim 12 orësh, i cili është arritur mes Izraelit dhe Gazës për çështje humanitare, për të marrë ushqime apo për të kryer ndonjë shërbim mjekësor
KOMENTO
       Sport
26 Korrik 2014
Ofertė 150 mijė euro, Salihi refuzon qipriotėt
Hamdi Salihi ka marrė njė ofertė prej 150 mijė eurosh nga klubi i AEL Limasolit nė Qipro, por u ka thėnė jo ishullorėve. Lajmin e konfirmojnė mediat lokale, sipas tė cilave klubi qipriot i ka vėnė nė “pjatė” 130 mijė euro Salihit dhe bashkė me bonuset shuma shkon 150 mijė
KOMENTO
       Kulture
26 Korrik 2014
Agron Gjekmarkaj: Letër Kadaresë? Sulm politik nga ish-nomenklatura
Një letër sulmuese e kësaj natyre, do të ngjallte reagime të të gjithë atyre, që këtë akt e shikojnë si një sulm politik të ish-nomenklaturës së diktaturës, e cila duket nuk i fal shkrimtarit qëndrimin e tij 24-vjeçar në liri"
KOMENTO
       Metropol
26 Korrik 2014
Gregori: Me mua, Edi njė shok i mirė, uroj qė me Zahon tė jetė baba i mirė
Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregori shprehet i emocionuar pėr ardhjen nė jetė tė vėllait tė tij Zaho
Djali i kryeministrit quhet Zaho, ja origjina e emrit
Ja fotografia e parė e kryeministrit Rama me tė voglin e tij Zaho-FOTO

KOMENTO (1)
       Teknologji
26 Korrik 2014
Instagram krijon shërbimin Bolt, rivalin e Snapchat-it
Shërbimi më popullor i mesazheve, Snapchat, po rivalizohet këto kohët e fundit me krijimin e një sërë shërbimesh të ngjashme me të
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
NSA ka pėrgjuar Berishėn dhe Thacin
 
 
BALKANWEB.TV
Moti per sot 26 korrik
 
 
BALKANWEB.TV
Drejtori i Njėsisė kufitare britanike -emigrantėve: Mos hyni ilegalisht, do t’iu dėbojmė
 
 
BALKANWEB.TV
PD: 16 ditė heshtje, Rama 16 herė fajtor pėr inkriminimin e Parlamentit
 
 
BALKANWEB.TV
Shkodėr, banorėt nė protestė kundėr reformės territoriale, bllokojnė rrugėn
 
 
BALKANWEB.TV
Cifti shpeton mrekullisht nga rrufeja teksa po bėnin njė selfie
 
 
BALKANWEB.TV
Obama: Fėmijėt emigrantė pa dokumente do tė dėrgohen nė vendin e tyre
 
 
BALKANWEB.TV
Bota ne nje minute, fotot top te dites
 
 
BALKANWEB.TV
Aurel Plasari shkarkohet nga detyra si drejtor i Bibliotekės Kombėtare
 
 
BALKANWEB.TV
“50 hijet e Grey”, ja trajleri i filmit
 
 
BALKANWEB.TV
Meta shtron iftar: Bashkėjetesa fetare, njė nga vlerat tona si komb
 
 
BALKANWEB.TV
Pėrurohen mjediset e Qendrės Albanologjike, Arvizu: Projekti, mundėsi pėr ruajtjen e vlerave
 
 
BALKANWEB.TV
300 ditėt e Ministrisė sė Transporteve, Haxhinasto: Reforma nė ligjin e prokurimeve publike
 
 
BALKANWEB.TV
Vrasja e trefishtė nė Korēė, 50-vjeēari qėlloi me 15 plumba
 
 
BALKANWEB.TV
Punimet te blloku “Sadik Petrela", Basha: Shumė projekte janė bllokuar nga Rama
 
 
 
 
FOTOGALERI
Yjet: Qetėsi, flet bluza ime
 
 
FOTOGALERI
Ferizaj, kalimtarja plagoset rėndė nga njė pllake betoni
 
 
FOTOGALERI
Njė suitė pėr koncerte nė mes tė natyrės
 
 
FOTOGALERI
Modelet mė tė shėmtuara tė flokėve qė keni parė ndonjehere
 
 
FOTOGALERI
Gaza, brenda tuneleve qė kėrcėnojnė Izraelin
 
 
FOTOGALERI
Zanfina Ismaili: Hera e parė qė zhvishem, pse tė mos e tregoj bukurinė
 
 
FOTOGALERI
Mot i keq ne Milano, nje gropė 12 metra hapet nė qytet
 
 
FOTOGALERI
Mė mirė boxer apo slip? Vera ka ardhur, meshkujt nxjerrin anėn e tyre mė tė mirė
 
 
FOTOGALERI
Nga Italia nė Zelandėn e Re, parqet mė tė bukura kombėtare
 
 
FOTOGALERI
SHBA, koncerti i Beyonce, selfie e modeles fotografon edhe Michelle Obamen
 
 
FOTOGALERI
Vesa Luma praktikon sporte ekstreme
 
 
FOTOGALERI
Franēeska e “Big Brother 5” foto hot nė plazh
 
 
FOTOGALERI
Ezeli pushime luksoze me tė dashurėn nė Bodrum
 
 
FOTOGALERI
Melankolia e maceve nė dritare
 
 
FOTOGALERI
Sharon Stone nė Itali per filmin e ri ‘Njė vajzė flori’
 
 
FOTOGALERI
Deputetėt parkojnė keq, polici vendos gjoba
 
 
FOTOGALERI
Messi ne Itali pėr Dolce e Gabbana
 
 
FOTOGALERI
Charisma Carpenter, artistja e ‘Buffy’ plotėsisht nudo pėr ditėlindje