BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Metropol
18 Qershor 2013 - 13:15 | LAJME
TRANSLATE
 
Tiranë, nga 1-150 euro për të blerë një lodër seksuale
NGA: OLA MITRE
Tiranë, nga 1-150 euro për të blerë një lodër seksualeTIRANE-Është i vetmi në Tiranë, ndërsa në qytetet e tjera ka mundësi të mos ketë asnjë të tillë. Më parë, gjithkush që mund të shkonte e kishte të vështirë ta ndante këtë eksperiencë me të tjerët, ndërsa sot duket se “tabuja” është thyer e për më tepër frekuentimi është i njëjtë me një dyqan normal. “Sex shop” apo dyqani i materialeve erotike, duket se është kthyer në një “qoshe” ku shumë çifte, të martuar ose jo gjejnë vetveten, ndërsa adoleshentët fillojnë të njihen me botën e seksit. “Në fillim vinin me frikën që, ta marrim dhe të ikim direkt, kurse tani më ndryshe: i shikojnë, janë më të qetë kur futen brenda”, - tregon shitësja e këtij dyqani, e cila është e punësuar prej 4 vitesh. Ajo vetë i druhet opinionit, ndaj nuk preferon të flasë në emër. Megjithatë, është shumë e gatshme të na tregojë gjithçka ndodh në dyqanin e seksit.

Cila është tendenca e frekuentimit të “Sex shop”-it në Shqipëri? A ka klientë, dhe në krahasim me vitet e mëparshme, numri i tyre është në rritje apo në rënie?
Frekuentimi ka ardhur duke u rritur. Nga fillimi deri tani, duket sikur janë ambientuar me këtë fakt. Në fillim vinin me atë frikën që, ta marrim dhe të ikim direkt, kurse tani më ndryshe: i shikojnë, janë më të qetë kur futen brenda. Kjo, sidomos për ata që kanë qenë më shumë se një herë. Ata që janë për herë të parë kanë pak më tepër komplekse, mirëpo lëvizje ka. Tani është edhe më i përhapur në krahasim me çka qenë më parë: janë bërë edhe reklama.
Çfarë mund të blihet në një “Sex shop”?
Mund të blihet gjithçka që i takon botës erotike, duke filluar që nga vibratorët, kremrat eksitues, lubrifikantët, lodrat e seksit, vaginat false, të brendshme, veshje të ndryshme seksi, stimulantë etj.
Cilët janë frekuentuesit më të shpeshtë të dyqanit?
Vijnë të ndryshëm: ka çifte, meshkuj, femra. Ka edhe gay dhe lesbike që vijnë në dyqan. Më tepër kërkojnë pjesën false të gjoksit, ndërsa ngjyra që kërkojnë është sa më origjinale. Madje më parë kanë ardhur shumë shpesh në krahasim me tani, por gjithsesi ka.
Po moshat që e frekuentojnë më tepër?
Ka nga të gjitha grupmoshat, por mbizotëron pjesa mbi 20 vjeç. Të themi që më prezente janë moshat 27-28 deri 40-45 vjeç.
Po adoleshentët?
Vijnë, por më tepër vijnë për kuriozitet dhe mund të blejnë eksitues, sepse ka eksitues që hidhen në pije e që janë vetëm për femra dhe meshkuj, ose vetëm për femra.
Çfarë blihet më tepër?
Ka që kërkojnë më tepër lodra për dhurata, për festa beqarie, ka që i duan për lojëra erotike midis dy partnerëve apo edhe tre. Nuk është e thënë. Varet.
Çiftet, çfarë zgjedhin kryesisht?
Ka lodra për nxitje të klitorit, ka gogolina, ka gishta falsë që vihen në gisht e që janë me vibrim e pa vibrim. Ka vibratorë të vegjël stimulantë, pastaj ke edhe vibratorë normalë ose pa vibrim. Qoftë edhe vibratorët analë, që mund t’i marrin në çift, por shiten shumë edhe ato që janë për lesbike. Çiftet preferojnë edhe lubrifikantët apo vajrat e trupit, kremrat e ndryshëm, ka sprajt (sprite) për kohëzgjatje te mashkulli. Variojnë...
Po meshkujt apo femrat që vijnë vetëm, çfarë preferojnë më tepër?
Ata vijnë vetëm, por pastaj i përdorin në çift. Ata mund të blejnë vibrator, qoftë edhe për partnerët e tyre. Ka edhe nga ata që marrin anal. Edhe femrat vijnë marrin vibratorë. Edhe vibratorët për lesbike ecin shumë, ka shitje. I blejnë edhe meshkujt, edhe femrat, por më tepër vijnë meshkujt. Pastaj shqiptarët preferojnë këto veshjet që nuk janë aq të shtrenjta. Për shembull kemi tanga që shkojnë nga 20 euro e lart e që në Gjermani ecin shumë, ndërsa te ne pjesërisht, sepse është edhe pjesa e çmimit.
Po çmimet si variojnë?
Çmimet në përgjithësi variojnë nga 1-2 euro në 150-160 euro që është më e shtrenjta. Vibratorët, më i liri është 13 euro dhe shkojnë deri në 60-70 euro, sepse varet nga cilësia apo firma.
Po stimulantët?
Varet, ka 15 euro, 20 euro. Kremrat apo vajrat e trupit, duke përfshirë edhe lubrifikantët, variojnë nga 8 euro deri në 30 euro maksimumi. Pastaj ka edhe stimulantë për klitorin, që janë kremra e që janë për mosha të ndryshme. Ka edhe kokrra, që janë eksitues si tipi i viagrës, që mund të pish një në ditë e që janë për potencë.
Me gjithçka folëm, mund të thuhet që tabuja është “thyer” e që nuk ekziston më pjesa e turpit për frekuentimin e “Sex shop”-it”
Paragjykime ka, por që edhe për të blerë blejnë. Ne kemi shumë klientë të rregullt në dyqan.

(SummerPage-GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga lani, tirane mė 19-06-2013 nė 14:57
@ina, nuk informohesh per seksin duke frekuentuar ne sex shop me vibrator dhe lodra qe jan degjenerim por edukata ne familje dhe serioziteti ne me partnerin.
e din ti se cbejn nxensit ne shkolla gjat pushimit te drekes ne tirane???
ne vend se te jen te koncentruar per aret e ardhshme ata shkojn te gjith ne sex shop dhe bejn foto me vibrator.
por kjo eshte demokracia e Rames dhe e Berishes dhe e familjeve shqipetare

Dėrguar nga ina, tirane mė 19-06-2013 nė 09:52
Albatros,mundohu ti provosh kenaqesite e jetes dhe jo te ndrydhesh veten se do demtohesh menderisht.
lexo,informohu per shendetin dhe seksin se qenke shume mbrapa

Dėrguar nga Petulla, Tirane mė 19-06-2013 nė 09:44
Lajmi eshte OK sepse duhet informacion, por ca detaje shume te hollesishme mund te ishin shmangur sepse lexojne edhe te vegjel...

Dėrguar nga Nila, TIRANE mė 19-06-2013 nė 09:06
sa idiot dhe ajvan ky albatrosi... si ka mundesi te arije injoranca dhe padituria deri ne kete pike, mjere shqiperia nqs jane 3 si ky injorant...

Dėrguar nga Rubin mė 18-06-2013 nė 23:11
Viagra duhet te shitet ne farmaci, jo ne sexy shop. Gjithashtu dhe produktet e njgjashme duhet te shiten ne farmaci, te pakten ky eshte mendimi im.

Dėrguar nga Matilda mė 18-06-2013 nė 18:47
o ALBATROS, o idiot, o cmendurak. Po te tremb seksi o impotent i felliqur?

Dėrguar nga Histeri Sociale, Tirane mė 18-06-2013 nė 18:39
More ALBATROS, ti mire e ke po harron qe Enveri u shtypte koken te gjitheve, te linte pa ngrene (ke degjuar ndonjehere per tallonat ti, apo ke qene picirruk(e) ne ate kohe, pa te fuste ne burg per hicgje, e ti e dashke Enverin per t'u shtypur koken disave qe vene ne sex shop. ALBATROS shko e bli vete ndonje vibrator e fute ku te mundesh neper vrimat e tua qe te biesh rehat, se paske probleme.

Dėrguar nga ALBATROS mė 18-06-2013 nė 17:50
DUHET NJE ENVER I RI TU SHTYPE KOKEN KETYRE PLEHRAVE DHE KALBESIRAVE TE SHOQERISE SHQIPTARE, TERE ATA QE VENE KETU JANE DEGJENERATE DHE PLEHRA NE PAFSHI FEMER QE VETE KETU FUTINI RROCKEN DHE LERENI KETE KESHILLE JU JAP

Dėrguar nga limA, ul mė 18-06-2013 nė 17:02
Bravo. po me leke sblihen vetem me euro?

Dėrguar nga sanndri mė 18-06-2013 nė 16:55
Moj zonje,viagra shitet me recete mjeku ne farmaci dhe jo ne dyqane sexi.
       Shqiperia
29 Korrik 2014
Shkodër, plagoset efektivi i policisë, dyshohet nga 3 grabitës të armatosur
Një efektiv policie ka mbetur i plagosur në fshatin Hot të Malësisë së Madhe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të martës, ndërsa i plagosur ka mbetur efektivi i policisë, Kastriot Preçi.

KOMENTO
       Kosova
30 Korrik 2014
Dick Marty: Kurrë s’e kam vënë në fokus tregtinë me organe
Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës në lidhje me dyshimet për krime lufte, të kryera apo urdhëruara nga figurat udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dick Marty.
KOMENTO
       Rajoni
29 Korrik 2014
Dibėr e Madhe, vjedhin 18 kg ar nė argjendari, vritet njėri nga grabitėsit
Njė person ka mbetur i vdekur gjatė grabitje sė njė argjendarie. Burime nga policia bėjnė me dije se persona ende tė paidentifikuar kanė grabitur 18 kg flori nė argjendari
KOMENTO (3)
       Bota
30 Korrik 2014
Merkel: Sanksionet e reja kundër Rusisë të pashmangshme
Sanksionet e reja ekonomike kundër Moskës miratuar sot nga ambasadorët e Bashkimit Evropian ishin të pashmangshme, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.


KOMENTO
       Sport
30 Korrik 2014
Talenti i Schalkes: Më fto Shqipëri sa nuk është vonë
Talenti kosovar i Schalke 04, Dren Hoxha i ka bërë ultimatum përfaqësueses të Shqipërisë që të ftojnë atë, përndryshe do të jetë shumë vonë.
KOMENTO
       Kulture
29 Korrik 2014
Varri i Fishtës, At Zef Pllumi: E dhunuan hienat e kuqe me tërbim
Revista "Hylli i Dritës", më 1996 i kushtoi një numër të posaçëm Gjergj Fishtës. Disa prej emrave më të njohur të intelektualëve të kohës shkruajnë për jetën dhe veprën e poetit kombëtar, dikush studim e dikush thellohet në aspekte të punës së tij
KOMENTO (2)
       Metropol
30 Korrik 2014
Një pemë e vetme me 40 lloje frutash
Për ta krijuar është dashur fantazia e një artisti dhe durimi i një kopshtari, të shkrira tek i njëjti person. Amerikani Sam Van Aken, profesor arti me një dashuri të madhe për kopshtarinë është ‘babai’ i një pemë me superfuqi.
KOMENTO
       Teknologji
29 Korrik 2014
Rënia në peshë, ja oraret më të mira për të ngrënë
Tashmë, është vërtetuar se ngrënia me orar ndihmon shumë në rënien në peshë. Por cila është arsyeja?
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
 
 
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Ish tė burgosurit politikė grevė 24 orėshe, Tufa: Tė rishikohet ligji i ri
 
 
BALKANWEB.TV
Maturantėt ngelės, MAS inspektim shkollave, alarmi pas provimit tė matematikės
 
 
BALKANWEB.TV
Deputeti PS akuza ministres Nikolla: Kreu i arsimit nė Tepelenė i paaftė, e ke patur shok klase
 
 
BALKANWEB.TV
Kroaci, pamje tė tornados qė merr me vete gjithēka
 
 
BALKANWEB.TV
Rumani, ja si i i rreh fėmijėt edukatorja e kopshtit1
 
 
BALKANWEB.TV
Largohet nga detyra drejtori i Bibliotekės Kombėtare, Aurel Plasari: Do emėrohem diku tjetėr
 
 
BALKANWEB.TV
Pėrfundon Ramazani, fluks tė shtetasve kosovarė pėr pushime nė Shqipėri
 
 
BALKANWEB.TV
Trafiku i organeve nė Kosovė, Williamson: S'i hedhim poshtė akuzat e Dick Marty
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Niveli ekonomik ėshtė pėrkeqėsuar, pika ku bashkohen tė gjithė shqiptarėt
 
 
BALKANWEB.TV
Doshi: Tė enjten nė seancė, do votoj "Territorialen"
 
 
BALKANWEB.TV
Gjiknuri: Arbitrazhi me CEZ, asnjė dobi pėr vendin. Marrėveshja, mundėsi pėr investime
 
 
BALKANWEB.TV
Raporti i DASH: Qeveria shqiptare pak pėrparime nė kthimin e pronave grupeve fetare
 
 
BALKANWEB.TV
SHBA, performanca e “balerinės” sė trafikut
 
 
BALKANWEB.TV
Rusi, 3-vjeēari baterist, ja heroi i Youtube
 
 
BALKANWEB.TV
Majmuni, qė vė nė lojė dy tigėr, ja ēfarė ndodh!
 
 
 
 
FOTOGALERI
Vlorė, tentohet tė grabitet me armė zjarri njė kazino, njė i arrestuar
 
 
FOTOGALERI
Nudo nė rrugėt e New York, ėshtė festa e bodypainting
 
 
FOTOGALERI
Rita Ora shpėrthyese nė Las Vegas
 
 
FOTOGALERI
‘The Churchill Arms’, pubi mė i lulėzuar nė Britaninė e Madhe
 
 
FOTOGALERI
Njė vajzė seksi mes separatistėve pro-rusė
 
 
FOTOGALERI
Pamela Anderson, skenė hot nė ballkon
 
 
FOTOGALERI
Eva Herzigova dhe Gregorio Marsiaj, lojra erotike nė Sandenjė
 
 
FOTOGALERI
Kylie Minongue, njė femer seksi edhe pas tumorit
 
 
FOTOGALERI
Shqiptari Lavdrim Muhaxheri pret koka nė Siri
 
 
FOTOGALERI
Warwick University, kalendari i djemve nudo, kundėr homofobisė
 
 
FOTOGALERI
Nga Messi tek Cameron Diaz, tė gjithe me pushime nė Itali
 
 
FOTOGALERI
Laura Pausini, ironi pėr incidenti hot: ‘Ma panė? Njėsoj e kanė tė gjitha’
 
 
FOTOGALERI
Modelet mė tė ēuditshme tė flokėve
 
 
FOTOGALERI
Vajza tė pa depiluara, ja foto e mbledhura nė njė blog
 
 
FOTOGALERI
Si tė vishemi nė verė nė njė ditė pune, guxoni me ngjyrat
 
 
FOTOGALERI
Shpikje nė kota nė kuzhinė por argėtuese
 
 
FOTOGALERI
Tė kujdesesh pėr fundshpinėn e Kim Kardashian, puna mė e mirė nė botė!
 
 
FOTOGALERI
Beyoncé dhe Jay-Z nė krizė, divorc pas pėrfundimit tė turneut