Merkato në Itali është në ditët e fundit dhe më shumë se kushdo për të përforcuar ekipin këtë javë ka vepruar Milani.

“Djalli” pasi zyrtarizoi Bakayoko-n nga Chelsea është në detajet e fundit për Castillejos, sulmuesin e Villareal. Kjo është edhe arsyeja që Leonardo ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Spanjës.

Ndërkohë sipas mediave italiane drejtuesit në orët e fundit i kanë bërë një tjetër dhuratë trajnerit Gatusso. Raportohet se Laxalt, futbollisti i Genoa-s, do të jetë lojtari më i ri i Milanit.

Kuqezinjtë do të paguajnë 14 milionë euro për kartonin e tij dhe 4 të tjera në formë bonusesh, ndërsa një pjesë e madhe e kësaj shume do të zbritet nga shifra që Genoa duhet t’i paguajë Milanit për blerjen e Lapadulës.

25-vjeçari hyri në radarin e kuqezinjve pasi në Botëror ai bëri një paraqitje spektakolare me Uruguain.

Kujtojmë që në vitin 2013 mesfushori erdhi në Europë pasi e bleu skuadra e Interit. Pas 3 vitesh në huazim, në 2016 ai u transferuar përfundimisht te Genoa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb