Milani i Genaro Gatusso-s është treguar i papërmbajtshëm në javën e fundit të “Seria A” duke shpartalluar Fiorentinën me rezultatin e thellë 5-1. Skuadra mike kaloi e para në avantazh me Simeone-n, por ‘djalli’ përmbysi shifrat që në pjesën e parë me Calhanoglu dhe Crotone.

Fraksioni i dytë i lojës ishte një spektakël i vërtetë për të pranishmit në “San Siro”. Kalinic, sërish Cutrone dhe në fund Bonaventura kompletuan golat për Milanin i cili siguron pjesëmarrjen direkt në “Europa League” për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë është mësuar edhe skuadra e fundit që do të zbresë në “Seria B” sezonin tjetër. Fatkeqësisht ajo është Crotone e Arlind Ajetit, e cila sot është mundur 2-1 në transfertë nga Napoli.

Skuadrës së drejtuar nga Zenga i duhej një fitore dhe barazim ose humbje e Spal, por edhe ajo ka fituar 3-1 në shtëpi ndaj Sampsoria-s.

Të gjitha ndeshjet e orës 18:00

Genoa 1 – 2 Torino

AC Milan 5 – 1 Fiorentina

Cagliari 1 – 0 Atalanta

Chievo 1 – 0 Benevento

Napoli 2 – 1 Crotone

Spal 3 – 1 Sampdoria

Udinese 1 – 0 Bologna

Renditja e “Seria A”

seria a

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb