Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka kujtuar masakrën e 23 vjetëve më parë në Srebrenicë, ku Serbia ushtroi gjenocid.

Përmes një statusi në ‘Twitter’, Hoxhaj, thekson se bota e dëshmoi gjenocidin serb ndaj Srebrenicës.

“23 vjet më parë, bota dëshmoi gjenocidin e Serbisë në Srebrenicë. Sot, mendimet tona janë me familjet e mijëra civilëve të vrarë brutalisht në një fushatë sistematike të orkestruar nga #Serbia. Kurrë nuk harrojmë”, ka shkruar Hoxhaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: