Ministrja e jashtme e Austrisë Karin Kneissl pritet t’i japë fund beqarisë, ndërsa në dasmë ka ftuar edhe mjaft personalitete nga e gjithë bota.

Në mesin e të ftuarve është edhe presidentit i Rusisë Vladimir Putin, i cili ka menduar t’i bëjë një surprizë nuses.

Putin do të jetë i shoqëruar nga 10 këngëtarë dhe valltarë kozakë, të cilët do të këndojnë dhe kërcejnë këngë dhe valle tradicionale, njoftoi sot media ruse.

Po sot, presidenti rus do të niset në Gjermani për një takim me kancelaren Merkel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: