Ndeshje që pritet me vëmendje të madhe nga të gjithë shqiptarët është ajo mes Zvicrës dhe Serbisë e vlefshme për grupin E të botërorit. Kane filluar ngacmimet e para për këtë ndeshje dhe ka qenë sulmuesi i Serbisë Mitroviç ai i cili i hedh “benzinë” zjarrit. Ai ka folur për gazetën “Kurir” ku ka thënë se nuk e kupton se pse shqiptarët e Zvicrës nuk shkojnë te Kosova kur e duan shumë atë.

“Unë nuk e kuptoj sesi flamuri i Kosovës mund të jetë një provokim për ne, kjo gjë nuk duhet të na interesojë. Diçka tjetër më shqetëson mua. Nëse ata e duan kaq shumë Kosovën, përse nuk shkojnë atje por mbrojnë ngjyrat e Kombëtareve të tjera?” u shpreh Mitroviç për Kurir.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/mitrovic-mendon-te-thumboje-shqiptaret-e-zvicres-perpara-ndeshjes-ja-cfare-thot-per-kurir/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb